Aforizma!Nga Tomi Buzi


Ke dëgjuar dhe ke lexuar shum aforizma në jetën tënde, por nëse ke pëlqyer një, atëhere ke lexuar një THËNIE !..

Të ruash gjithmonë qetësinë, do të thotë të humbisni gjithmonë diçka nga vetja !..

Përrallat nuk janë thjeshtë pjell e fantazisë, ato janë perceptimi më i lartë filozofik i imagjinatës !

Të gabosh me njerëz të mirë që të kuptojnë është normale, por të gabosh me njerëz të gabuar është makth, sepse nuk do të mundesh dot kurrë t’ju tregosh rugën për tek e vërteta !..

Pasoja, është gjithmonë aty, përpara teje, ndërsa shkaku është thellë brënda teje, hyrë ta kërkoshë pa u mbyllur dyert e ndërgjegjes !

Mos mendo asnjëherë se ke mësuar shum gjëra nga jeta, e fundit që do të mësoshë është vetëm për ty !..

Nëse një ditë do të mendoshë se të gjitha gjërat e bukura të takojnë vetëm ty,

ajo do të jetë dita më e keqe që do të ndalë hapin tënd !

Fisnikëria është nocion filozofik që hap dhe mbyllë dyert e ndërgjegjes !

Të vërtetën mos kërkoni ta gjeni mes fjalëve, sepse ajo shtratin e ka në ndërgjegje !

Shumë njerëz lumturinë e shohin si frutin më të ëmbël që mund ta marësh lehtë, por është e kundërta, ajo është fruti më i hidhur i jetës, që askush nuk ka mundur ta përtyp dot !..