Agim Zeka:Kthim në kohë !




Në cilësin e gazetarit në rrjedhat e kohës promovojmë vlerat e mirëfillta, nderojmë intelektualët, aktorët, këngëtarët e skenës Shqiptare, atdhetarët e devotshëm Gjakovarë të cilët i kontribuan qështjes Kombëtare në përgjithësi dhe Kosovës Dardane në veqanti !

Në vazhden e shkrimeve kronologjiike për personalitetet e shquara nga Gjakova, ca fjalë për Intelektualin, këngëtarin e mirënjohur të estrades mbarë Shqiptare tashmë të ndjerë Esat Bicurri !
Pra në këtë rreth bën pjesë edhe këngëtari i pa kontestueshëm Esat Bicurri për të cilin kishim, dhe kemi konsiderat të gjithë brezat në mbarë hapsiren Shqiptare !

Krenaria Gjakovës në veçanti, dhe Shqiptare në përgjithësi !

Jetëshkrim !

Intelektuali, këngëtari
Esat Bicurri u lind në Gjakovë me 1949.
Nga forcat pushtuese paramilitare serbe u ekzekutua në vitin 1999.

Esat Bicurri ishte dhe mbetet këngëtar i njohur i skenës mbarë Shqiptare. Kujt nuk i kujtohet kënga fituese me “Okarinë të Artë” në “Akordet e Kosovës” – “E kujtoj atë takim?”, por edhe këngët e tjera, si: “Eja e bardha verë”, “Një lulishte me trëndafila”, “S’ka më të bukur se pranvera”, e shumë të tjera. Ai botoi edhe 2 libra te cilet quheshin “Një kellef me ar ta çova” dhe “Ahengjet Gjakovare në shekuj”. Me këtë kuptojmë se vendlindja e tij ishte Gjakova. Ai la pas gruan, nënën, motren, vëllëzërit dhe 2 vajza e 1 djal. Esat Bicurri ishte dhe do jet gjithmon në zemrat tona.
Ministria e Kulturës së Kosovës krijoi një çmim kombëtar të quajtur Esat Bicurri për përsosmëri në muzikë popullore dhe urbane.

Fatkeqësisht, ai është ekzekutuar nga forcat paramilitare serbe më 7 maj të 1999 së bashku me shumë bashkëqytetarë të tjerë, ndërsa kufoma e tij u gjet dhe u rivendos vetëm në vitin 2004.

I JEMI PËRJETËSISHT MIRËNJOHËS JETËS, VEPRAVE, KONTRIBUTIT TË TIJË NË ARTIN DHE KULTUREN SHQIPTARE !

LAVDI !
Pusho i qetë në parajsë, në tokën e bekuar të Dardanis Antike !

About Post Author