Ah, çmë dogji malli yt!Ukshin Morina


I dashur Ukshin, ndërsa pashë dedikimin që më kushtuat në poezinë “Prush i Zemrës”, në shpirt ndjeva mall dhe zemra nisi të më gjëmoi si një lum i rrëmbyeshëm në gjoksin tim.

Kjo ndjesi e çmendur më nxiti t’ju shkruaj duke ju kërkuar ndjesë për padurimin tim, ndaj ju falenderoj me gjithë zemër për atë që bëni për mua dhe për lexuesit tuaj.

Në rrejdhën e këtij lumi me lejo që të vij sonte me këto vargje shpirti për ty!

Ah, çmë dogji malli yt!

Syri blu ti m’je mërguar,

malli yt më përvëlon.

Natë e ditë seç rri unë zgjuar,

zemra gjak për ty m’kullon.

Për ty i dashur seç po tretem,

me afsh ta puth buzën tënde.

Asnjë grimë s’dua të mbetem,

pa ty ndiej unë se po çmendem.

Ah, për mallin që m’ke ti,

zemrën seç ma kalle flakë!

Më qan shpirti në fshehtësi,

nëpër ëndrra për çdo natë.

Fort ky shpirti m’u delir,

malli seç më dogji krejt.

Ndaç me hir, a me pahir,

do marrë udhën te vij vetë…

Tek nis qaj me ngashërim,

histori do mbes përnjimend.

Me ty tok me dashurinë,

mbreti im ti po më çmend.

Edhe unë mbretneshë pa fron,

pa ty në pritje mbeta gjatë.

Por ti do vish herët a vonë,

që t’mbretërojmë të dy bashkë.

Kujtimi i thellë i mallit tonë

pa njeri-tjetrin s’ka kuptim.

Syri qan zemra vajton,

dashuri plot mallëngjim.

Përqafuar bashkë të dy,

djegur në zjarrin e dashurisë.

Njeri- tjetrin parë ndër sy,

përmbi flatrat e përjetësisë…