Ah…ç’më rrëzove moj jetë !!Eduart Veli


Aaah,.,i varfëri ,çmë rrëzove moj jetë..

Dhimbje më të madhe,s’besoj të ketë ..

Më dogje krejt zemrën e shpirtin tim.

Oh,do të ketë vallë për mua,më gëzim ?

Pse më rrëzove,u bëra copë e thërrime

Tanimë,unë nuk njoh më as veten time

Më rrëzove jetë,me zhurmë e rrapllimë.

Tashmë s’besoj më as vetë Perëndinë!

Të rrëzohesha,unë nuk mendoja kurrë

Tani vetëm emri më ka mbetur burrë..

Notoj çdo ditë dhe natë në lotin tim..

Në honin e madh jam zhytur në mjerim!

Përse Zot,i Madh,më dhe të tillë gjëmë?

Unë të adhuroja,unë ty të këndoja këngë

Ti,vetë ma bëre zemrën sa një Planet..

Me ty në zemër,vetja me dukej mbret !

Të bukurin e Dheut pse e moree në qiell?

Ku ta gjej i varfëri ti jap një grusht diell ?

Ku ta gjej unë i mjeri me puthje ta mbuloj ?

Ti them që pa ty o Keli,unë kot që jetoj ?!

Ah,o Zot.., ç’më bëre që më le pa frymë..

Përse më fute në ferr,në këtë çmendinë?

Ku ta gjej e të dehem me të tijën aromë.

Pa të mirin e gjyshit,jam thjesht kufomë !

Nxirrma sonte në ëndërr,në të Kadrit natë

Kelushin tim të bukur,dy metër të gjatë..

Ta puth në faqe,sy,në kaçurelat mbi ballë ..

Ti fërkoj pakë gjoksin e vogël,të mirit djalë!

Ah,çmë rrëzove me zhurmë moj jeta ime

Më rrokullise në humnerë,u bëra thërrime

Pa busull dhe dritë iki në këtë botë kuturu

Tani,jam një trup amorf,jam një copë dru!