Ah, këta Djemtë e Jugut
Ah, këta Djemtë e Jugut,
që më rrethuan me aq shumë nektar…
Sa ditë e vite shkuan dhe shkojnë
e s’dita ,
as di kè ,tè marr…!
~
Këto vendet e vogla
Këto vendet e vogla,
ruajnë, ruajnë si molusqet margaritarët
nè thellësitë ,
vajzat,
idhnake dhe dritës, syri po ja pa
dhe i vdes nè vyrtyt.
Atëherë vesi t’i jep kënaqësitë?!
~
Ti eja
Ti eja tek unë,
ngrohtë do gjesh
dhe se mars, sërish acar.
Gjoksin ta shtroj dyshek ta kesh
dhe krahët për jorgan !
~
Firomè burrërie
Buza jote s’èshtè buzë fëmije,
qè puthje lehtë mè hedh,
buza jote firomè burrërie
e neps fëmije ndjell!
