Natasha Ilia
AH KJO VALË E DETIT!
Ah kjo valë e detit shpirtin s’ta qetëson..
Në zhegun e vapës zemra të drithëron
Thuaji ti dallgëve ç’farë të mundon..
Shpirti i trazuar brenda të loton..
Dashurinë e humbur mos vallë kërkon,
Për një djalë të bukur që larg të qëndron,
Valës pëshpëriti ndoshta të ndihmon,
Me fjalë sirenash e hipnotizon..
Porsi Penelopa në breg ke qëndruar,
Po pret Odisenë ri shumë e menduar,
Djali që t’i do shumë vjet larguar..
Po zemra të thotë se s’të ka harruar..
Pyete valën ti vajzë bukuroshe..
Për ndihmë thërit pulbardhat bardhoshe..
Foli përgjërohu zogut Albatros..
Të të marr në krahë djalin t’a takosh.
Nuk ke faj ti ..e tillë është jeta,
Kurbeti i shkretë ka coptuar zemra,
Prit vajzë e bukur me flokët e verdha,
Djali si zgalemi nuk të thotë gënjeshtra..
Ah kjo valë e detit prapë do t’a sjellë,
Djalin shtatë lartë që të vodhi zemrën,
Ndaj mos u mërzit largoje ti brengën,
Në liman te bregu djali po të pretë…
Flokët e verdha , vashëz thuri ti gërshet,
Bukuria jote si hëna pesëmbëdhjetë,
Malli e ka marrë mezi po të pret..
Faqe e buzë të puthë të ëmbëla si shegë….
Autore:
N@t@sh@ lli@. Greece..