Ah, ky fyell që vjen nga stani:nga Petro Sota


AH, KY FYELL QË VJEN NGA STANI

—————————————————

Nëpër pemë, zogjtë po rrinë,

I ka mbledhur, vetë pranvera,

Hedhur ngjyrat, nëpër lëndinë,

Me të bardha, luleshqerra.

Luleshqerra, e gjithë lëndina,

Si tapet ngjyrat janë shkrirë,

Dëgjohen delet, ca blegërima,

Thërrasin qëngjat, për të pirë.

Blegërimë e tyre, si simfoni,

Që dëgjohet, deri tek pisha,

Bije një fyell, ah, ç’melodi,

Fryhet gjiri, hapet këmisha.

Ah, ky fyell, që vjen nga stani,

Melodioz, gjithë ëmbëlsi,

Seç e qan, me shpirt çobani,

Se paska rënë, në dashuri.

Në dashuri, ka rënë çobani,

Me çobankën, qerpik shigjetë,

Kur bije fyelli, që nga stani,

E dëgjon çobanka, rri e pret.

Moj çobankë, që rri me dele,

Lule mbledh, i thurë gërshet,

Hidhesh, dridhesh, si kotele,

Ashtu e fshehur, çobanin pret.

E pret çobanin, nën gëmushë,

Me sy të mbyllur, fshehur rri,

Kërkon puthjen, aty në gushë,

Të ndez më shumë, puthja në gji.

Kur e ndjen, si ëndërr të ngjanë,

Me sy të mbyllur, ashtu ke mbetur,

Lehtë psherëtinë:- ah, more çoban,

-Hiqma pengun, që m’ka mbetur.

-Hiqma pengun, se po më thanë,

Për ty shaminë, e kam qëndisë,

Por, ti gjeje vetë, aty nën fustan,

N’gjunjë si qëngjat, kur pijnë sisë.

Dhe leri delet, të rrinë pak vetë,

Se për ato, ka shkruar Naimi,

Por gjej”ruden”, që fshehur pret,

Se sot është dehur, nga gëzimi.

Nga gëzimi, se erdhi pranvera,

Që edhe zogjtë, janë çiftuar,

Me polenin, që shpërndan era,

Të gjithë ndjehen, të dashuruar.

Por, kur hëna, rrëshket mbi retë,

E hedh ndriçimin, duke qeshur,

Kurioze zbretë, përmbi kënetë,

Sheh çobankën, pak të zhveshur.

Pak i zhveshur, edhe çobani,

Që fshehur rrinë, nën gëmushë,

Porsi dy zogj, pelikani,

Buzë më buzë e gushë me gushë.