Ah mërgimi-Aferdita Selishtaj


Ah mërgimi shkretë, sa stresë që kalova

Për çfarë lashë pas, dhe si do ecja përpara

Me fëmijë të vegjël, i kisha dhe djem

Ata ishin të vegjël, s’mendonin si unë.

Me topë i binin, murit në oborrë

Nuk doni tja dinin, kush ishte vërdallë

Punoja gjithë ditën, dhe pakë kohë kisha

Shut – shutë u thosha, gjtonin mos ta shqetësoja.

Të qetë doja të rrinin, mos të më dëgjonte njeri

Më dëgjonin shumë, po ishin dhe fëmijë

Një gjitone më dëgjonte, te porta më erdhi një ditë

Leri fëmijët të lozin

Shut – shutë mos të dëgjojë.

I gjalli do flasë, fëmija do luaj, leri fëmijët të bëjën çfarë të duan

Kushë do qetësi, prapa diellit të shkojë

Zëra fëmijësh të dëgjohen, rrugët le të gjëmojën

Mos ua prit hovin fëmijëve, si zogjit të cicërojën.

U rritën u bënë burra, gjithkush në punuan e vetë

Shut – shutet e mija, u kanë mbetur në veshë

Më ikën shumë largë, malli më këputë

I kujtojë të gjitha, dhe lotët më bien.

A. K. Selishtaj 8.8.2023