Ah moj Nëna heroina-Adriana Kongjini Bala


“Sakrifica e Nenavet Shqipetare “

Ah moj Nena heroina,

Qe se ulet koken kurr,

Lindet djem ne vetetima,

E dhane jeten per Flamur.

Nena e dashur I percolle,

Me doren ne zemer dhe lot ne sy,

Me kulac te grynje dhe nje” therime”

Hallall u the ,qumeshtin e gjirit.

Si shkendi I moren malet ,

Me sandalle dhe nje pale roba,

Nuk trembne dhe nuk u ndalne,

Djemt e shqipes neper bomba.

Dhe ty moj Nene tek porta prisje,

Qe me fitore te kthehej djali,

Me Ballin lart ,nga mali shikoje,

Te shkrinte bora, te vin behari.

Kur papritur nga mali zbresin,

Trimat e Shqipes me nur,

Nene Jone mbahu ,Je trime,

Djali dha jeten per Flamur.