AH, MOJ TANË.!


Petro Sota

Kishja ditë, që po të prisja,
Me vetminë, që m’rrinte pranë,
S’doja kurrë, që të humbisja,
Ah, moj Tanë, e mira Tanë.!

Çfarë të bëja, nuk po e dija,
Çdo natë hënës, po i tregoja,
Gjumë nuk kisha, dhe kur flija,
Në çdo ëndërr, ty të shikoja.

Nëpër ëndërra, kur më vije
Me këmishë dhe pa fustanë
Lart këmishën, kur e ngrije,
Çfarë të shihja, unë moj Tanë.!

Por çfarë të shihja unë tek ty,?
Ishin dardhë, a mollë ishin,
Në se s’më plasën, sytë të dy,
Një shkak ndoshta, aty e kishin.

Por unë ashtu, doja t’shikoja,
Se m’hapej syri, si një filxhan,
Dhe kur zgjohesha, ty t’kërkoja,
Por ti nuk ishe, as nën jorgan.

Lloj-lloj ëndrrash aty në gjumë,
Sa truri dot, më s’po i mban,
Sikur mbyteshe, ti në një lumë
Dhe unë t’shpëtoja, ty moj Tanë.!

Dhe s’të lashë, të merrte lumi,
Por të nxora, bregut matanë,
Kur më vonë, më doli gjumi,
Më s’të gjeta, aty moj Tanë.!

Ti më vije, kur isha në gjumë,
Në ëndërr vetëm, të shikoja,
Dhe më thoshje;- të dua shumë,!
Por dhe unë, ty shumë të doja.!

Tani s’po e di, sa ditë të tjera,
Se iku vjeshta e gjethet ranë,
Ndërsa dimri, m’troket tek dera,
Unë kujtova, se qe ti moj Tanë.!

E hap derën, por nuk shoh gjë,
Vetëm gjethet, era shpërndanë,
Mendimet më ikin, një nga një,
Dhe mua këtu, vetëm më lanë.

Ah, kjo kohë, shumë po vonon,
Duke të pritur, mua më mban,
Mos t’humbas, mëndja më shkon,
Ah, moj Tanë, moj e mira Tanë.

About Post Author