Ah,,,moj kumbulla manjoshe..!Ardian Muça


Nga zogjtë e era t’u harlisën lulet.
Dhe t’i u mbushe,me kokrra plot.
Eliksirit tënd bletët i ndukën pekulet.
Do dhe pak,- thashë,-e s’të vola dot.
@
Ç’do ditë të shihja,s’i kuqëloheshe.
Vija për të vjelë,e mbushja pëllëmbët.
Provova nën hije,dy-tre kokrra manjoshe.
T’ë tjerët hanin,m’u mpiheshin dhëmbët.
@
Me mushtin tënd,grabiqarët,ishin velur.
Shujta jote i kishte dehur,hajdut’ e trima
Vinte era thartirë,nga bērsija e shkelur.
Dy kokrra në majë i gjeta vrima-vrima..!