Ah,more bir..!
Kemi mbetur biro,dy kërma,dy pleq.
Vetmia e trishtimi na griu të gjallë.
Kërkëllijnë kockat,ashti dhëmb për dreq.
Erozioni i ikjes,na e gërreu shpirtin si zallë.
*
Ç’është kjo jetë mizore,more bir,,?!
Dielli shikon si lugat e po na rri larg
Zoti nuk po na do,djalli bën sehirë.
Se prish terezin heshtja,hija rri n’prag.
*
Trupin qê tërheq graviteti,e griu skorbuti.
Vuajmë si marinarët,që s’gjejnë antidotin.
S’i t’pasurin,si fukaranë,njëlloj i pret tabuti.
Në mos sot-nesër,do salutohesh me zotin.
*
Në këtë planet jetojmē,s’bëjmë dot ndryshe.
Dhe s’di biro kush na mallkoj vallë..?!
Te folet e braktisura,s’ka m’ë dallëndyshe.
S’po pyet pjella jonë,bir në jemi gjallë?!
*
Te ne po i kullosin orët,trishtimi e vetmia.
S’ka më aheng,këng’ e valle,jetë sipas qefit.
Kush iku buzëplasur,degdisur nga trojet e tija?!
Është sot n’ë purgator ,duke i rënë defit!..
Copyright Ardian Muça!
