
AI DIELL PERËNDOI
Tashmë është vonë
Bashkë me diellin tonë
Që e prisnim agimin me dashuri
Gjithçka u shua sot në pafundësi.
Kot flet e kot shpreson
Ma nuk pres në stacion
Iku koha kur ëndrronim
U shua ylli që shikonim.
Edhe lulen që e patëm mbjellë
Në kopshtin e përrallës së bukur
Kot pritëm se do të çelë…
Mbeti mes gjembave e strukur.