Ai është libri:Zymer H.Haliti


AI ËSHTË LIBRi

(Me rastin e Ditës së librit)

Nëse je i mërzitur shumë

ske afër dike të shoqërojë

atëhere lexo ose gjej punë

që mendja mirë të veprojë.

Nëse je vet dhe s’di çka vepron

është libri i mirë që të qetëson

është mik i dashur përherë me ty

ai s’të lë në terr,është ilaç për sy.

Nëse të duhet shok më besnik

dhe përherë të jesh me të mik

ai është LIBRI që kurrë s’gabon

është diell që kurrë s’perëndon

Nëse humb mendjen,s’di ku shkon

ai është libri që drejtimin të tregon

me librin shoqërohu,duaje me nderë

s’do kesh dimër,por vetëm pranverë