Ai ishte një njeri fisnik për kohën !-Selman Hysi


Ai ishte nje NJERI FISNIK per kohen !

( Ne kujtim te bashkefshatarit dhe mikut Riza Mihasi,ndare nga jeta vite me pare. Ndodhi e vertete.)

Ishte nje burre i drejte,i mençur, por pak “llafazan…”

Kudo i ndodhur,me nje spate, tere diten ne dore…

Mustaqet e bereta ne koke i kishin shume hijeshi…

Teper “agresive” çdo dite ne brigade ai njeri…

***

Profesionin e kishte roje,”begçi” ne kooperative…

Tere diten nga nje lagje ne lagje,teper tip “kospirativ…”

Diku “bertiste” e fishkellente ne çdo cep…

Po te kapte ne dore,te “ripte por si kec…”

***

Ishte viti 1964,muaj korrik…

Diku,ne nje lugine te lagjes,ishte pjekur nje fik…

7 kokrra kishte te gjitha ajo peme…

Masat begçiu i kishte marre deri ne “ekstrem…”

***

Nje adolishent,femije i “mbrapshte” ne ate lagje…

Fikun e studioj dite me radhe,kokerrat me ja “zhvat…”

Roja çdo dite,tek fiku vinte me vrape, i bente “vizite…”

Kur te vilej pema,brigaden donte me e “gostite…”

***

Por planin,roja e kshte bere “pahanxhine…”

Djali adolishtent ja prishi planin per “gostine…”

Nje mbremje,me hene, shume vone,dolli si “lugat…”

Pemen e vogel, e “xhvati”,aty ne mesnate…

***

Mengjes,brigada “ne panik…”

Dikush nga djemet e fshati,kishte bere “kerdin” ne ate fik…

Te gjithe burrat diskutuan…

Per 7 kokrra fiku,marre nga nje peme ne ate are…

***

Ne perfundim,te gjithe folen pa kufi…

E gjithe brigada,tere diten llomotiti .. Per “vjdhjen” e 7 kokrrave fiku,”ju vu baruti…”

Te gjithe burrat bene akuza kuturu,por ku ta dinin ATA se une vete ishja “HAJDUTI….!!!