Ai shikimi yt-Zymer H.Haliti


Sa e bukur dukeshe,

si yll shkëlqeje

si një pëllumbeshë

kur buzëqeshe

dhe kur fillove të flasësh mjalt nxore

sa shpejt m’habite,zemrën më dogje

Ashtu i habitur mbeta duke të parë

s’munda të them asgjë,asnjë fjalë..!

ata sytë e tu t’bukur më magjepsën

kërkoja të gjej fjalët,flisja me veten

Kjo ditë qe e bukur,shkëlqim kristal

bashkë me diellin sytë e tu ndriçuan

oh,sa të bukur Zoti,Ty të paska falë

të gjthë u mahnitëm kur të shikuan.

Dhe dita ikën bashkë me ato shikime

e nata vjen me terrin e heshtjen time

le të pushojnë sytë më këtë magjinë

ato shikime do të më kujtojnë rininë.!