Ai shikimi yt-Zymer H.Haliti


AI SHIKIMI YT

Sa e bukur dukeshe,

si yll shkëlqeje si një pëllumbeshë

kur buzëqeshe dhe kur fillove të flasësh

mjalt nxore sa shpejt m’habite,zemrën më dogje .

Ashtu i habitur mbeta duke të parë

s’munda të them asgjë,asnjë fjalë..!

ata sytë e tu t’bukur më magjepsën

kërkoja të gjej fjalët,flisja me veten.

Kjo ditë qe e bukur,

shkëlqim kristal bashkë me diellin

sytë e tu ndriçuan oh,

sa të bukur Zoti,

Ty të paska falë të gjthë u mahnitëm kur të shikuan.

Dhe dita ikën bashkë me ato shikime

e nata vjen me terrin e heshtjen time

le të pushojnë sytë më këtë magjinë

ato shikime do të më kujtojnë rininë.!

About Post Author