Ai…Edmira Xhaferi


Ai…

që i vrarë dergjet skutave te mendimit,

Dhe braktisur veten e gjen

Kushedi se ku…

Ai…

qe lajtmotiv ka nënshtrimin

dhe pështirosjes nuk i vë kufi,

Ai….

që humbur është në udhën e tij,

E gjurmët fshehur kushedi se ku….

Ai….

që kopertinës nuk i vë emër…

dhe jetës së dremitur

i jep shpresë hamendësimi,

dhe koklavitur derdhet

Aty….këtu…..diku….

Ai….

që emrin e ka të formësuar,

Për të gënjyer tashmë atje…

Fshehur pas hijesh qëndron poet,

Dhe diku larg

Veç dhimbjen fsheh…

Ai…..

që derdhet vrerosur….

Aty…. Këtu….Diku….

Ai…….

Një këmbanë alarmi që vret….

Ndoshta mua…. Ty…..

Ai……

I krisuri deri në vetmi….

I humburi

Kushedi se ku….

Ah…..Ai……