Ajo..!-Ardian Muça


Ajo..!

“Ajo,kur na shikon bashkë,zë e xhelozohet”!..

Ti më pëshpërit te veshi,:”po kësaj,ç’i thua”?!.

“Shiko,ziliqaren,sa del në derë,zë e pispillohet!

T’ë hanë me shikime,s’i vjen turp,as nga mua”!..

***

Ajo m’ë shkel syrin dhe sa bukur e luan rolin?!

“Rri ti rri,-thotë-shiko me sy,e plas me zemër”

I thashë një ditë,”Vetes po i’a fut autogolin”?

“Harron se je pronë e tjetrit dhe fis me emër”?!

***

Unë për të,xhelozoj vetëm shiun e erën.

Ama kur e puthin të tjerët,ndjehem i koritur.

Adhuroj dashurinë,xhelozisë i tregoj derën.

Dhe sedrën mashkulle,e mbaj të kopsitur.

***

Është e shenjtë familja,me t’cilën ndërton jetën.

Po ajo është si një bankë,ku shkëmbehet valuta !..

Kur e ndjekin mushkojat,më kujton kënetën..!

Që do kulluar e pastruar,nga kulmaku e koskuta.

***

T’i akoma e do,se kështu po më thotë realiteti?!

Më pyeti sërisht gruaja,që ishim mish’ e thua.

Jo moj zemër,po kur pacientit i humb dinjiteti..!

Shpreson e do të krahasohet me thesaret e tua!..

[Copyright Ardian Muça]