Ajo është kudo…Eralda Cuko


Ajo është pjesë e qenies sime ,

është pasion që brenda meje fle…

Ajo është si kuvertë e mëndafshtë ,

ngroh në të sajën strehë…

Ajo është oksigjeni jetëdhënës,

me timen frymëmarrje frymon…

Ajo rrjedh si gjaku nëpër vena,

nga gjumi i errët më zgjon…

Ajo është kaq e paqtë e hyjnore ,

kur me tik-taket e zemrës flet…

Ajo është buzëqeshja ime gazmore,

që me ritmin e dashurisë troket…

Ajo është çuditërisht e padukshme ,

dhe depërton si një hije në mua…

Ajo është magji që më çmend,

është ëndërr që më mban zgjuar…

Ajo është në çdo udhë që ndjek,

në udhëkryqet e jetës që përshkoj…

Ajo është zëri ,që ëmbël më flet

pa të ,jo nuk di si të rroj?..

Ajo është gjithçka e bukur kam,

është tingull muzike ,është varg…

Ajo është poezi ,është muzë,

që më frymëzon në çdo çast…

Eralda Cuko