Ajo, i binte kitarës-Ilmi Cani


Ajo, i binte kitarës, më të majtë.

Këndonte një këngë dashurie.

Ish vetëm një këngë, jo,serenatë.

Një si sua elegjie.

Ajo i binte kitarës më të majtë.

Përlotor, në një këngë dashurie.

Ajo kish një dhimbje të paskajtë,

Pendëza, lot mbi tela bije.

E u molepsëm nga ajo këngë.

Nën tingujt e lotit brohoritëm,

Mbi ne kaloi ajo brengë

Këngës përvajshme i dhamë ritëm.

Ajo i bije kitarës më të mëngjër

Me gaz na përcjell magjinë,

Na thotë se as në ëndërr

Mos ta përçmojmë dashurinë.