Ajo ish flokëlëshuar supeve mënjanë,
dallonte nga të tjerat ,kish tjetër freski…
Kur fill e pashë m’u duk sikur zanë,
më sëmboi në zemër mall e dashuri…
Ajo ish e brishtë dhe krejt e pafaj,
përshfaqte mirësi me t’sajin vështrim…
Gjithkënd e tërhiqte bukuria e saj,
për të që tash s’kam gjum as zgjim…
Ajo ish si një kopsht me lule n’lulëzim,
me aromën e trëndafiltë që të deh pa fund…
Buzëqeshja e saj të shpje në çmendinë,
dhe t’ëmblën fytyrë qe se kam ndesh askund…
Ajo ish e hollë dhe e gjatë si perri,
kur fliste një nur sec e përshkonte
Me shikimin e saj nga syri i bukur i zi…
në të bukurën ëndërr padashur të ftonte…
Ajo ish flokëlëshuar dhe tejet e bukur,
papritur u ndesh në timen udhë përballë…
Prania e saj më bën kaq të lumtur,
se di në njē ditë a do ta ndesh më vallë?!..
