Ajo vajzë , që më rrëmbeu …
Dielli ra nëpër lëndina
Vesa ndriçonte kristal
Një vajzë shkon , si gjeraqina
Ç’të shikoja gjithe nure
Floku saj mbulonte belin
Fustani binte mbi lule
Lulet këmbet perkëdhelnin.
Hëna mbi barin e njomë
Kishte çuar vesën e natës
Loti vajzës , si bironjë
Ndrinte mbi majë të qepallës.
Ndala çapat dhe vështroja
Kur shkoi për ujë te burimi
Fshiva sytë , se s’po besoja
Po më dukej lule prilli.
Diellin e thyente me faqe
Sa , dhe syrin ta verbonte
Mos ish lar me manushaqe
Aomë linte ngado shkonte.
M’u tha buza , m’u dogjë xhani
Sytë tek gjiri saj më mbenë
Mbuluar pa mbuluar fustani
Si në zjarr , po më rrëmbejnë.
Loste mbi lule , këndonte
Dallandyshet vijnë vërdall
Ì thashë njërës , që të shkonte
Dhe mikes t ‘i çoja fjalë.
Ìku dallandyshja, iku
Dhe çoi lulen , që i dhashë
Vajti ia çoi te qerpiku
Që , kishte e ëmbëla vashë.
Ajo vajzë , që më rrëmbeu
Mblodhi disa lule kroi
Me dallandyshen m’i ktheu
Dhe fjalën të dashuroj.