Ajo vdiq, jetojne dreqerit ..
Lajmi se Ajo kish nderruar jete, me ra si nje bombe para kembeve, ku per nje cast humba mes kujtimesh, e ku imazhi i saj s;me shqitej nga syte e mendjes, teksa nje fije e holle e flokut te saj si fletet e korbit, i binte mbi njerin sy, qe me ngjyren e nje nate pa hene, xixellonte si nje shkendije nen ate ball te bukur e te rrumbullaket…..
Ndjeva te me dridhej trupi, dhe papritur dy pika loti rreshkiten ngadale deri poshte nen mjeker.
Nje njeri kish vdekur. Jo, nuk ishte e dashura ime.
Ishte e dashura e nje bote qe kerkonte dashuri. mirkuptim, tolerance, liri,
Humbi nen dheun e zi, ku nje pjese njerezish harrojne perkoheshmerine mbi kete toke te lashte sa vete gjithesia.
U ndame, u percame. Njerit i pelqejne kumbullat tjetrit thanat. Kjo bote mizore, me mizore njerez, ku toka edhe pse u rrotullohet nen kembet e palara, zhulosur me paditurine e mjerimit, kerkojne mbreterim. Harrojne se nje dite do t’i largohen kesaj jete, e si nje lule e vyshkur do te thahen mbi toke.
Ajo nuk jeton me, me vete mori endrat e bukura dhe pas la dobiqer e dreqer ku si shushunjza, zvarriten te ushqehen mbi kurrizin e te paditurit. Ajo nuk duhej te vdiste, por vdiq se duhej te mos vdisnin te vdekurit e gjalle, ata qe ushqehen me injoranc dhe mashtrim.
Jeta eshte e bukur. Ajo me siguri e dinte kete dhe pse e dinte bukurin e saj, la pas idjoter te kenaqen me injorancen e tyre.
Ajo nuk jeton me ! Jetojne dreqerit !