Ajo!Valentina Todhri


E lashë poezinë në një cep të strukur,

Pa “Atë”, nuk mund të shkruaj, jo

Bota është e mbushur me sy, që gaz e lotë janë

Por,nuk mund të gjej, si ata që kish AJO.

Ajo shpirt bukura,

Ajo fjalë ëmbla .

Ajo delikatja,

e ndjeshmja, pa fund.

Si qielli në agim,

i shndriste fytyra,

e qeshura e saj

plot sharm, plot bujë .

Por edhe kur mërzitej,

gjithçka më tërhiqte

edhe kur lotët kristal,

I iknin rëke .

Nuk dinte, të fshihej

as të ndryshonte.

Me sytë gaz e lotë,

E Bukur …qe .

Nuk dinte, të fshihej

as të ndryshonte.

Me sytë gaz e lotë,

E Bukur …qe …