Akordet e njё poezie qё po rritet-Nga : Llesh Gjoka


– Refleksione rreth poezisё sё poetes Trandafile Malshi

Nga : Llesh Gjoka

Poetja Trandafile Malshi vazhdon tё rishfaqet e vendosur dhe bindёse nё rrugёn e saj poetike.

Pas librit tё saj tё parё “Duke ardhur me tinguj zemre”, me botues dhe parathёnie nga shkrimtari i njohur Mark Simoni, ajo vazhdon nёpёrmjet rrjeteve sociale tё na pёrcjellё akordet mё tё reja dhe tё freskёta tё njё poezie qё vazhdon tё rritet.

“Poetja pёrdor kadenca dhe kreshendo tё spikatura , qё e bёjnё muzikale poezinё e saj” – do tё shkruante botuesi nё parathёnien e librit.

Kjo poezi qё buron si muzikё nga shpirti i poetes, kёrkon gjithnjё shtigje tё reja qё tё dёgjohet dhe tё afirmohet.

Nё dukje tё parё njё poezi sempliste, ajo vjen dhe mbruhet natyrshёm me mjete stilistike dhe

metafora qё tё befasojnё.

Duke vёnё nё spikamё ndjesitё qё formojnё brumin poetik duket sikur poetja “vuan” nё kёrkim tё gjёrave tё bukura. Ato gjёra qё jeta duket sikur i fsheh si njё thesar tё çmuar dhe i takon poetit t’i zbulojё ose t’i rizbulojё ato. Dhe vuajtja shkakton dhembjen, e cila pёrcillet.

“Poetёt kanё fuqinё tё ngrenё dhembjet e veta nё art, ku ne tё gjithё ndjejmё dhembjet tona” – do tё thoshte shkrimtari i shquar Mitrush Kuteli.

Dhe kёshtu, akordet e kёsaj poezie qё vjen e rritet , e marrin tё dridhurёn disa herё nga disa nota sentimentale tё jetёs sё njeriut nё pёrditshmёrinё e tij.

Por nuk mungojnё ndjenjat galduese para bukurive dhe magjepsjes qё tё ofron vendlindja dhe historia e saj.( Poezia: “Njё kafe pёrmbi Drin”, “ Do rreze mё ngrohin”, Shpirtit tim”)

Disa herё tё tjera, lajtmotiv bёhet malli pёr vatrёn, ku poeten e lidhin shumё kujtime.

(“Shpia e babs”).

Po kёshtu deti mbetet njё nostalgji e pёrhershme qё mund tё falesh para tij si para njё tempulli.

“O i kaltri, rrёfimtari im epik, det

Aty ndalem para teje, mejtueshёm rri…”

(Poezia “Detit” )

Poetja duket sikur preferon ta ngjyejё penёn mё shumё nё hojet e gegёrishtes, duke e sublimuar atё nё gjithё shkёlqimin e saj.

Figurat letrare marrin shtrirje nga epitetet, metaforat e goditura, krahasimet dhe herё – herё apostrofi duke krijuar strukturёn e nevojshme tё pёrshkrimit artistik.

Nga rruga e shtruar deri tani, poetja Trandafile Malshi, do tё na pёrcjellё pёrherё e mё tepёr

akordet e njё poezie nё rritje, nё nivele tё lakmuara prej saj dhe lexuesit.

Disa poezi nga poetja: TRANDAFILE MALSHI

SHPIA E BABS

E heshtun shpia e babs në sup të kohës

Dera e zbardhulun pret tan faj

Duket si me pahir i treti

Fort larg bijtë e saj.

I janë varun si krahë anët e çatisë

Zanat kanë heshtun, dikur ishte plot

Nga pendesë e lamtumirës së bijve

Kokën ulur mban sot.

Mendime t’rana

pushtu e kanê

Për bijtë e mërguem

që prej motmotesh aty nuk janë

Si zogjtë e tretun

Në qiej të largët t’ksaj bote

Fmitë e këtij shekulli

E lan votrën shkretë

e babën tuj hjekë.

Prej smunllekut e zorit

Prej dhemtes e mallit

Do rrudha u shtun si brazda

Aty në shteg të ballit.

Npêr hatllat e mbushme me lëmashk

Vjerr janë zhurma ,të qeshme,

plot me fmi

Sot mendushëm shpia e babs

Veç dhimje vjerr ka aty…

N’dritare zambaku

Zverdhonte plot hijeshi

Sot ferra me gjëmba harbon

E frymë s’merr ma shpia e babs

I jan blloku sy e mushkni…

As baba me nanēn s’jan mà, e di

Shkun n’kopshte t’Edenit përjetsisht

Shpia ruan besnike do hapa e zhurma

e mallin ,muzeum do ta ketë aty…

DETIT

Valës tane ledhatare sekretet s’ia di

O i kaltri,rrëfimtari im epik,det

Aty nalem,prane teje mejtueshëm rri

E s’po u ngikam,s’po u çmallkam lehtë.

Zê nuk nxjerr, as pipëtimë

Veç fllad i paqtë më përkëdhel

Se dua çdo melodi qē vjen me shushërimë

Ta ndjej,thellukës së shpirtit t’a ndi.

Bregut të hirtë pres në andrrime

kur dallgët më zgjojnë si në përrallë

Varka lëshoj valës me fantazi

Mendimesh kridhem me mall.

Një…dy…tre…

s’numërohen dallgët e tua, o det

Më tresin larg në andrrime

Plagët që flenë m’i molisin

Kohës kaluar me kujtime.

Më merr në krahë,o i bukri det

Në pasqyrën blu dritat mi ndez

Përcillmë ti në shpirtin tim

gaz,ambëlsi dhe shpresë.

Sytë i përhumb ashtu n’mendime

Guaska numëroj kur shuhet një valë

Harta dritëngjyra zë buzëperëndimi

dhe deti qetohet ngadalë.

Syri i kuq i diellit tej fillon e shuhet

Ca shpendë rrahin dallgët me krahë

Magjishëm dita bie,perdja e muzgut

Nata dritat ndez margaritarë.

Valës tane ledhatare sekretet s’ia di

O i kaltri,rrëfimtari im epik,det

Aty nalem,prane teje mejtueshëm rri

E s’po u ngikam,s’po u çmallkam lehtë.

Zê nuk nxjerr, as pipëtimë

Veç fllad i paqtë më përkëdhel

Se dua çdo melodi qē vjen me shushërimë

Ta ndjej,thellukës së shpirtit t’a ndi.

Bregut të hirtë pres në andrrime

kur dallgët më zgjojnë si në përrallë

Varka lëshoj valës me fantazi

Mendimesh kridhem me mall.

Një…dy…tre…

s’numërohen dallgët e tua, o det

Më tresin larg në andrrime

Plagët që flenë m’i molisin

Kohës kaluar me kujtime.

Më merr në krahë,o i bukri det

Në pasqyrën blu dritat mi ndez

Përcillmë ti në shpirtin tim

gaz,ambëlsi dhe shpresë.

Sytë i përhumb ashtu n’mendime

Guaska numëroj kur shuhet një valë

Harta dritëngjyra zë buzëperëndimi

dhe deti qetohet ngadalë.

Syri i kuq i diellit tej fillon e shuhet

Ca shpendë rrahin dallgët me krahë

Magjishëm dita bie,perdja e muzgut

Nata dritat ndez margaritarë.

DO RREZE MЁ NGROHIN

Pejzat e zërit dridhen hareshëm plot emocion

Muzikë e shpirtit ngrihet në qiell

Do rreze më ngrohin ndjenjash

Me shikime sysh më ngacmon

Do trille shoqërum me buzëqeshje mjaltum

Me tinguj e lulza zbukuruar krejt

Një afsh pranveror

Më mbush e mē deh

Ca hire hynore

Shpërndare bashkë me rreze rrëzëllitëse

Në ato pikla vese

Krejt yje drite

Shkëndijim ndjenjash

Përflak embëlsisht krejt përdēllim

I fal plot rreze

SHPIRTIT TIM

Në kupë të qiellit

Ta ngre lumturinē e zanin tem

Si perëndesha fali frymë e avuj hyjnizum

Thur me ndjenja e galdim

Ti thur lavde ,tinguj

Qilima tē ndritshëm plot

Drita të ëmbla

Kurrë më lot

Si Afërdita plot hir e bukuri

Nëpêr dej të ditês që po lind

Ndër petale lulesh mbush me ngjyra

Ndihem fluturim plot dashni.

NJË KAFE PËRMBI DRI

Nji kafe përmbi Dri

nalem e ta pi

Sytë kundroj kah knaqem

vendit ku leva

pasqyrë ujnash të gjana

me shpirt i shpërfaqem…

Më puthi fresku sod

shtegut tim t’ballit

Nuk ish një mahi

era përmbi Dri

kafen kah po pi…

Më rehatohet shpirti

kthjellimit n’ naltësi

lule e zogj t’bukur

ngjyra e kangë shejte

marrin zarm përbri

lumit në Dri

kafen kah po pi…

Shetitorja mbushun plot

e gzume asht njerzia

Mbi valë Drini baladë

këndohet Fishta pishtar

e jona krenia…

Njat lumit në Dri

Atje kafen po pi…

Ndër mjegull, atje n’kala

lufton pa ja da

Skënderbeu me ushtri

M’vjen zani i shqiptarit

amanet i t’parëve

valëve përmbi Dri…

Menueshëm unë po rri

kafen kah po pi…Nji kafe përmbi Dri

nalem e ta pi

Sytë kundroj kah knaqem

vendit ku leva

pasqyrë ujnash të gjana

me shpirt i shpërfaqem…

Më puthi fresku sod

shtegut tim t’ballit

Nuk ish një mahi

era përmbi Dri

kafen kah po pi…

Më rehatohet shpirti

kthjellimit n’ naltësi

lule e zogj t’bukur

ngjyra e kangë shejte

marrin zarm përbri

lumit në Dri

kafen kah po pi…

Shetitorja mbushun plot

e gzume asht njerzia

Mbi valë Drini baladë

këndohet Fishta pishtar

e jona krenia…

Njat lumit në Dri

Atje kafen po pi…

Ndër mjegull, atje n’kala

lufton pa ja da

Skënderbeu me ushtri

M’vjen zani i shqiptarit

amanet i t’parëve

valëve përmbi Dri…

Menueshëm unë po rri

kafen kah po pi..