LEFTERIS PAPADHOPOULLOS
AKREPAT E ORËS TANI NDALOJI

(ΣΤΑΜΑΤΗΣΕ ΤΟΥ ΡΩΛΟΓΙΟΥ ΤΟΥΣ ΔΕΙΧΤΕΣ)
Tashmë kur gjendemi përqaf
Merri dhe brengat i vërvit, largoji
Në shkëmbin e Kavo Maljas, i dashur
Në shkëmbin e Kavo Maljas.
Akrepat e orës tani ndaloji
Tashmë kur gjendemi përqaf
Plagët e thella që ti mbart tregoji
Me puthje t’ i shëroj në çast , i dashur
Me puthje t’ i shëroj në çast.
Akrepat e orës tani ndaloji
Tashmë kur gjendemi përqaf
Dhe mijra netët boshe harroji
Netët që prisja të më ishe pranë ,
i dashur
Netët që prisja të më ishe pranë.
Shqipëroi: Lefter Shomo K/424 l.p.α