Akujt e kohës-Rubjana Nika


Rubjana Nika

Sa bukur shkëlqen dielli,

në fushat pa kufi,

dhe pemët zhveshur gjethesh

akoma hijeshi.

Dhe pse është fundjanari,

e ngrica mbizotëron,

dielli me rreze ari,

gjithë tokën e miklon.

E kafta gjallërohet,

mer ngjyrë të praruar,

nga butësia e rrezeve,

që ngrohin zemrangurtësuar.

Pak ngrohtësi diellore,

kërkoj në kët fundjanari,

të shkrijë akujt prore,

që koha na i fali.