Dr. Selmen Meziu Dr. Abdulla Diku

THIRRJE
Drejtuar
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama
Persidentit të Republikës të Shqipërisë Bajram Begaj
Kryetares së Kuvendit Popullor Elisa Spiropali
Nuk është e rastësishme që ju drejtohemi me një thirrje të përbashkët mbi gjëndjen katastrofike në mjediset bioekologjike shqiptare. Fatkeqësisht atyre po iu shkaktohen plagosje, zhuritje, shkretime me përmasa ma të mëdhaja, dhe ma të thella se kurrë ndonjëherë, sipërfaqeve të gjelbërta, gjithëkund në trupin natyror të Shqipërisë. Këto palgë janë me pasoja, vdekjeprurëse për njerëzit e mijëra gjallesave përbërës të ekosistemit natyror. Njëkohesisht me ndikime të thella në kohë e hapsirë në ekonominë, trupin e gjallë tokën, ujrat, ajrin, gjithë biosferën për banorët e sotëm të Shqipërisë dhe mbi të gjitha të brezave të ardhshëm. Për të cilat politikat shqiptare të zbatuara mbi mjedisin e pyjet do të na lerë neve fajtor dhe kokë ulur para tyre.
Ndërsa lufta e gjakamarrjes ka sjellur qindra vdekje brenda familjeve, si dhe ngujime e syrgjinosje pa kthim, lufta me djegjen me dashje, në mënyrë masive ka sjellur vrasjen e vetëvetes të një populli të tanë. Pa hyrë në pyllin e shifrave tmerrëndjellëse, uluritëse, sepse ato vazhdojnë të rriten çdo ditë, por janë shkrumbuar edhe ullishte, pemtore, fshatra, qyteza, shtëpi, kasolle, kisha, blektori e imëtsi dhe kuaj, lopë, bletë dhe disa viktima në njerëz. Vlerat e të cilave ende nuk kanë dalë në dritë, por sigurisht janë marramendëse, tunduese, rrënqethëse trupi, shqetësuese për cilindo shqiptar të Shqipërisë, sigurisht edhe për juve, Kryeministër Edi Rama, President Bajram Begaj dhe juve Kryetare e Kuvendit Elisa Spiropali.
Vazhdojm konkretizimin shqetësimin, dhimbjen, shkretizimin, dhe ja: deri më datën 14.08.2025 janë shkrumbuar mbi 50 mijë hektar pyje, duke thyer rekord Evropian e zënë vendin e parë. Kjo shifër jo e dhënë nga zyrtarët tanë, se atyre ju mungon organizimi dhe specialistët që t’a bëjnë, por nga burime evropiane.
Tani po japim disa shifra për të kuptuar juve udhëheqës të nderuar dhe, njerëzit kriminel psikologjikisht të helmuar nga hakmarrja duke krijuar vatra zjarri, bomba shkatërrimtare ekologjike se sa dëme të pallogaritshme, ju kanë krijuar ekosistemeve pyjore natyrore e artificiale. Në vitin 2015 janë ndezur në Shqipëri 18 zjarre duke hijëziuar, zhdukur biologjikisht 3 768 hektar pyje, kurse deri me 14 gusht 2025 u është vënë shkrepsia e ndezur 50 081 ha pyje, vetëm me 93 vend ndezje. Me një llogaritje të thjeshtë arrijmë, se është pesë fishuar zjarrvënia dhe është 15 fishuar sipërfaqja, kurse humbjet janë në 311 milion Euro. Dhe duke shkuar më tej në humbjet del në pah se janë zhdukur sipërfaqe pyjore që do të prodhonin në një vit 751 milion litra oksigjen, të cilat do t’iu jepnin këtë gaz të dobishëm për të jetuar, 2 milion e 253 mije banorëve, përgjatë një viti.
Mjerisht muaji Korrik i vitit 2025 u mbyll me 220 vatra zjarri. Gjithe këto zjarrvënie kanë sjellë jo vetëm shëmtimin e arkitekturës së peisazheve në pyjet shqiptare, por edhe ma tej ‘’Nuk ka asgjë më të shëmtuar sesa pamja e lumenjve të thatë,…e djegurishtave, e shkretëtirave të shkaktuara nga injoranca, nga plogështia dhe nga lakmia e njeriut…,, (K. Paustovski)
Sigurisht nga gjithë kjo tragjedi mjedisore, shkrumbimi të kombinateve të gjelbërta Qeveria numër tre e Edi Ramës nuk mbetet pa përgjegjësi. Edhe pse në më pak se ‘’tre muaj janë zbuluar 137 zjarrvënës, nga këto 46 të arrestuar dhe 91 syresh në hetim.,,
Gjithë kjo panoramë e dhimbshëme, shkatërrimtare ekosistemesh të gjalla me ndikime shekullore vdekje prurëse e shkatërruese, sigurisht duhet të venë në lëvizje Qeverinë E. Rama katër, Kuvendin e Ri Popullor, përpara një përgjegjësie të madhe historike, bioekeologjike, mbarë shqiptare duke kryer reforma të thella në ristrukturimin e piramidës shtetërore në mënyrën e qeverisjen, në ruajtjen, mbarështimin e pyjeve që nga Ministria përkatëse e deri në bazë fshatrash, ekonomishë pyjore. Ku domozdoshmëri të jetë që në përbërjen e të cilave të jenë teknikë e inxhiner pyjesh.
Në kryerjen e një reforme të thelle në pronësinë mbi pyjet, pranë fshatrave e deri në maje malesh, në tre pronësi. Sigurisht duke përdorur, vënë në veprim, Kadastrën Pyjore, si ABC-ja e kësaj reforme. Njëkohesisht duke hartuar ligje të forta, pse jo të ‘’egëra,, për zjarrvënësit dhe gjithë përdoruesit e sipërfaqeve pyjore për shfrytëzime, ndërtime të ndryshme etj.
Në krijimin e policisë pyjore si përgjegjësia dhe udhëheqsja kryesore që nga kryerja e punimeve silvoteknike në pyje dhe deri në organizimin dhe masat mbrojtëse nga zjarret duke përdorur teknologjitë e kohës e deri te paisja e saj edhe me avion zjarrëfikës kanadez e të tjera.
Shpresoi që kjo thirrje t’iu shërbeje juve Kryeministër Edi Rama, Presidentit Bajram Begaj dhe juve Kryetare e Kuvendit Elisa Spiropali, si një nxitje, përkushtim për të vëne gishtin mbi plagën shumë përmasesh të shkaktuar në ekosistemin pyjor shqiptar që, përbëjnë mushkëritë e gjelberëta të vendit tonë të funksionojn normalisht, pavarsisht ngrohjes globale ku përgjegjësia është e gjithë botës.
Tiranë, më 28.08.2025 Dr. Selmen Meziu Dr. Abdulla Diku