Alba Dajlanaj-Një këndvështrim i jashtëzakonshëm i të nëndheshmes së Colosseut


Alba Dajlanaj

Një këndvështrim i jashtëzakonshëm i të nëndheshmes së Colosseut.

“Ja një monument që do të jetë nga më famozët se çdo vepër tjetër humane”

Me këto fjalë të Marzialit përshkruhet Colosseu, që u bë që nga momenti i realizimit të tij, një përfaqësim i vërtet simbolik i qytetit të Romës.
Kurora e tij eklipstike realizuar me një përllogaritje të sofistikuar gjeometrike në 4 qëndra, është marë edhe nga plani i arenës , në atë kohë realizuar me një muraturë të përzier mbi një plan të drunjtë të mbuluar me rërë; një pjesë e të cilit ka qenë rindërtuar nga lindja për të dhënë idenë se si do të duhej të dukej anfiteatri.

Nën planin e drunjtë dhe nën rrethinat mbrojtëse të anfiteatrit gjenin vend edhe hapësira boshe të shërbimit të nëndheshëm, instrumente të spektakleve me gladiatorë dhe egërsirave që mbaheshin aty.

Të nëndheshmet u realizuan në një moment të dytë, nën drejtimin e perandorit Domiziano. Më parë nën drejtimin Vespasiano dhe Tito, arena mund të ishte e ujëshme sipas Marzialit në veprën e tij “De spectaculis”, për të mikpritur luftëtarë të ujërave, beteja varkëtarësh apo edhe spektakle me notarë.

Shqipëroi A. Dajlanaj

About Post Author