Përfytyrimi dhe ëndërrimi si forcë vitale.
A i duam ne përfytyrimet? Po ëndërrimet? A ndjehemi mirë me to, a lindin ato si plotësim i diçkaje që na mungon? A marin ato një ndërthurje estetike që na sinjalizojnë apo na frymëzojnë pastaj artistikisht ndërsa rrekemi të plotësojmë boshllëqe shpirtërore brenda nesh? A ekziston një simbiozë ndërmjet koncepteve: përfytyrim – plotësim shpirtëror –Art.
Një grua, e cila nuk ka mundur dot të sjellë në jetë një fëmijë, përpiqet të gjej mënyra në subkoshiencën e saj për ta pasur këtë fëmijë brenda vetes qoftë edhe si një imazh. Dhe për këtë mungesë, përfytyrimi apo ëndërrimi sigurisht e ftojnë të ndërtojë një botëplot fantazi brenda vetes për të komunikuar me këtë imazh që krijon. Në këtë gjendje irreale ajo flet, loz, qesh, shëtit me fëmijën e saj. Apo e materializon këtë ndjesi estetikisht duke bërë një triko apo një palë pupa për fëmijën e saj të ardhshëm. Krejt në mënyrë të pandërgjegjshme këto imazhe, këto përpjekje estetike për ta materializuar dëshirën e bëjnë atë të lumtur. Mjaftojnë vetëm disa minuta ëndërrim apo duke sjellë në mënyrë artizanale diçka të bukur për fëmijën e saj të ardhshëm, e bëjnë atë të ekuilibrojë gjëndjen e saj emocionale.Së jashtëmi nuk e shohim asapak të trishtuar por njëgrua të ekuilibruar dhe plot vitalitet.
Një vajzë e dashuruar, ka humbur përgjithmonë të dashurin e saj dhe e vetmja mënyrë për të qenë me të tashmë, janë vetëm përfytyrimet, në të cilat ajo plotëson atë mungesë. Krejt natyrshëm, ndërsa ëndërron çaste me të ajo ndjen nevojën të marë një lëtër të hedhë në të vargje të bukura si shprehje të dashurisë së munguar. Apo mund të vizatojë portretin e tij në letër. Lexon vargjet, vështron portretin dhe ndjen çlirim. Ngrihet nga ajo gjëndje boshllëku, ndjehet mirë. Ndjehet e qetë emocionalisht.
Të materializosh estetikisht një gjëndje të brendëshme irreale, na bën të ngremë pyetjen: a është kjo mënyra e vetme që plotëson atë boshllëk shpirtëror që krijohet brenda nesh? Apo arti ekziston në subkoshiencën tonë dhe ngre krye sa herë ne gjendemi pranë këtyre humnerave shpirtërore për të na ardhur në ndihmë? Ne lindim me instiktin për të përfytyruar, si një mekanizëm shpëtues nga këto gjëndje sa delikate aq edhe të domosdoshme për të hapur porta drejt një fantazie të gjerë.
Të gjithë kemi qeshur ndërsa shpalosim kujtimet tona të largëta të fëmijërisë së qashtër. Jemi habitur me ngjyrat fantastike që u kemi dhënë këtyre përfytyrimeve.
Sa herë i jemi gëzuar përfytyrimeve kur prindërit na kanë premtuar lodrën tonë të preferuar, ngrinim një botë të tërë plot fantazi dhe ngjyra që shpesh përcaktonte edhe sjelljen tonë. Përfytyrimi i lodrave duke u dhënë atyre forma dhe ngjyra nga më të ndryshmet, dëshira për ta pasur atë lodër në dorë na bënte të bindur, më pozitivë, më të qeshur, pse jo edhe të lumtur.
Shpeshherë ngremëprojeksione të përfytyrimeve tona enigmatike.Realitete shpirtërore që na dërgojnë në zona eterike të subkoshiencës tonë. Vullnetshëm i ndjejmë të gjalla dhe shpesh udhëheqin edhe sjelljen tonë aq sa duam ti bëjmë të prekshme. Këto imazhe tëfragmentuara,që vërtiten brenda nesh me intesitet aq të madh, pothuajse marrin vlerën dhe fuqinë e një realitetifizik.
Po shtoj këtu një fragment nga Andre Breton(poet) mbi surealen: “E vetmja imagjinatë që unë llogaris apo që unë marr në vështrim, është ajo që më sjell përfytyrimin e asaj që mund të jetë. Dhe kjo është mjaft sa për të ngritur apo për të larguar atë ndalimin e tmerrshëm:është mjaft, gjithashtu që unë të shkëputem nga ai pa patur frikë se do të jem gënjyer (ashtu siç gënjehesha më parë).
Më poshtë ai vazhdon: Duhet t’u jemi mirënjohës zbulimeve të Frojdit… Imagjinata, tashmë, duket se është duke marrë më në fund të drejtat e saj.”(Poetika nga Ilir Yzeiri)
Bëhet aq i domosdoshme ky proçes për botën tonë shpirtërore saqëekuilibri ynë shpirtëror dhe mendor nuk do të mund të rezistonte pa këtë pasqyrim tëbrendëshëm, pothuajse në mënyrëtë pavetëdijshme. Ndërsa përfytyrimi ynëzgjerohet e cepëzohet krijon oaze të bukura shpirtërore, përftojmë gjëndje të qeta psikologjike dhe mbështillemi nga një aureolë paqeje.
Në gjuhën e përditshme i quajmë ëndërrime, të cilat, përmbushin mjaftueshëm atë boshllëk që rrjedha e kohës, e jetës, krijon brenda nesh. Por edhe pse na pëlqen të notojmë në këto re plot ngjyra në një kohë të pamatëshme pa fund e pa krye, na duhet të zbresim në kohë reale. Të prekim të dukshmen, fiziken, që shpesh mer ngjyrime të forta konfuziteti dhe, për të mos rënë pre e kësaj çoroditjeje që jo pak herë na çon nëdëshpërim, e gjithë qënia jonë vë në punë mekanizma për t’u përfshirë në këtë gjëndjeëndërruese dhe përfytyrimi.
Ndjehemi të mbrojtur pikërisht sepse brenda nesh, gjallon me të njejtën forcë pasqyrimi i kësaj bote të fantazuar që në heshtje krijon atë ekuilibër mendor dhe psikologjik, krijon boshtin në të cilin mbështetemi në mënyrë të pavetëdijshme.
Mendoni për një çast, nëse nuk do të mundeshim të përfshiheshim në këtë përfytyrim dhe përjetim. Për aq sa provojmë dhe ndjejmë kur përfytyrojmë apo diçka e veçantë na ka frymëzuar, kuptojmë se dora dorës ngrihet në botën tonë ai realitet që nuk ka lidhje me atë që na rrethon. E megjithatë forcat tona të përfytyrimit dhe perceptimit na nxisin ta materializojmë, ta bëjmë të dukshme këtë botë tëëndërrt brenda nesh. Kështu ndodh kur i hedhim në vargje këto përfytyrime apo në pikturë dhe me shumë forma të tjera të estetikës. Tërhiqemi aq shumë nga këto forma, sa që për një hop nuk jemi të ndërgjegjshëm se me sa passion e thurim këtë botë irreale, derisa mbledhim të gjitha forcat tona të perceptimit për t’i dhënë formë kësaj ndjesie që vërtitet brenda nesh dhe për ta nxjerrë jashtësi një fëmijë të porsalindur.
Gaston Bachelard(filozof i shkencës dhe i poezisë franceze) shprehet rreth imagjinatës:
“Forcat imagjinative të shpirtit tonë zhvillohen në dy akse të ndryshme. Një palë e gjejnë lulëzimin e tyre tek e reja: ato zbaviten me dukuritë piktoreske, me ndryshueshmërinë e me ndodhitë e papritura. Imagjinata që i gjallëron ato, ka gjithmonë një pranverë për të përshkruar. Në natyrë, larg nesh, tashmë të gjalla, ato prodhojnë lule. Forcat e tjera të imagjinatës boshatisin themelin e qënies, ato dëshirojnë të gjejnë në këtë thellësi, në të njejtën kohë, edhe primitivenedhe të përjetshmen.”(Poetika nga Ilir Yzeiri)
Lind pyetja: si mund të ishte një qënie që nuk ëndërron, që nuk përfytyron. Me shumë gjasa do
të ndjehej konfuz, içoroditur nga ndjesia se realiteti ofron shumë pak për të plotësuar ato dëshira dhe ëndrra që lulëzojnë vetëm në këtë botë tëëndërrt. Do të jetë gjithnjë në kërkim të gjysmës së tij eterike, gjithmon në kërkim të asaj substance që e bën të gjallojë brenda vetes.
Dhe në fakt, vetëm përfytyrimi, vetëm ëndërrimi, magjepsja në heshtje, shqisat që na orientojnë drejt fantazisë,ndërtojnë vitalitetin tonë, kaq të domosdoshëm për një jetë të qetë.
E bukura na mahnit, na vë në lëvizje, rrekemi shpesh ti shkojmë sa më pranë edhe kur është e paprekshme për ne, nxitemi të gjejmë mënyra dhe mjetet për të ndërtuar atë realitet që na e bën të prekshme të bukurën. Prandaj i dorëzohemi një cope letre dhe një lapsi të hedhim vargje, i dorzohemi notave muzikore të ndërtojmë melodi apo një telajoje dhe një peneli. I thërrasim artit brenda nesh, pikërisht për të përmbushur apo për të sheshuar atë gjëndje konfuze që na dhuron realiteti i prekshëm por gjithmon i pamjaftueshëm për qetësinë tonë shpirtërore.
Dhe kjo na çon padiskutim në përfundimin se arti,është forma estetike e ekuilibrit fiziollogjik dhe shpirtëror tek një qënie humane. Arti është porta për tek zonat e përfytyrimit dhe ëndërrimit e njëkohësisht këto janë lënda për të ndërtuar e prekur të bukurën, për të kuptuar abstrakten, rruga drejt artit, rrjedhimisht edhe forca vitale tek njeriu.
Alba Dajlanaj
