Albana Hodaj: Do të gjej sërish?


Albana Hodaj

Jemi grindur kaq herë unë e ti

Vetja ime, vetëm kurrë s’më le

Të kam sharë e të kam shqelmuar

Fshehtas qaje pa kërkuar “Pse?”.

Edhe sytë t’i kam lënë pa gjumë

Edhe faqet me lot t’i kam larë

Edhe vargjet zhubrosur ndër fletë

Nëpër këmbë karrigesh  zvarrë….

Vetja ime, sa ndihem në faj

Para teje, si para Marisë

Gjunjëzohem edhe nis e qaj

Të kam humbur, do të gjej sërish?

Kokën struk, po se gjumë nuk kam

Zgjuar syri, Vetja ime zgjuar…

Më shikon e më flet pa fjalë

“Ditë e re, bashkë për ta jetuar…”

About Post Author