Albana Hodaj:Miku besnik


Albana Hodaj

S’e gjeta Qenin te burimi

S’më priste më në fshat

Dhe mes ujqish, ish më trimi

Qe nis për udhë të gjatë…

Tundte bishtin sa më shihte

Sytë dritëshumë

Ardhjen tonë me erë e njihte

Natën s’bënte gjumë…

Nisej herët që pa gdhirë

Deleve u printe

Nëpër pyll e errësirë

Çdo gur mali njihte…

Kurrë s’ankohej, gjë s’kërkonte

Pinte ujë mali

Me shikim të përqafonte

I urti, i pafjali…

Por një ditë, si solli tufën

Iku e s’u kthye

Pemë e shkëmb për të u lutën

Zemra jonë ç’u thye…

About Post Author