Hajdute librash
Eci ne muzgun e vonët
shiu tingëllon si operete
Tirana është e bukur ne mbrëmje
edhe sikur mjegull te ketë.
Unë mbrohem nen çadër
po eci avash avash
e humbe do thoni ju
me shi ne xhiro te dalësh.
Te ai parmaku i Lanes me tej
shoh ndjenja, ngjyrat e diturisë
libra te shumëllojshëm e larmishëm
mendova: vetëm një për bibliotekën e shtëpisë.
Ja një libër qe shume me tërheq
e kam dëgjuar dikur si titull
kopertina e forte dhe e ndritshme
me Ben ta dëshiroj si një kukull.
Fus dorën ne xhepin e lagur
por xhepi është bosh dhe i ftohte
e dua këtë libër , e dëshiroj
me jep ndjesi te ëmbël dhe te ngrohte.
mbyll sytë dhe shoh dike qe vallëzon
pyes veten mos është Lucifer
ai me tundon me bën te bie ne mëkat
e dua këtë libër e dëshiroj përherë.
zgjas dorën e mbërthej me shpejtësi
Lucifer këngë lirike po këndon
hajdute librash tashme jam
lucifer është i lumtur dhe po gëzon.
Tund kokën hap sytë një vogëlush aty
rrëmben librin e paguan me shpejtësi
i them luciferit me urrejtje
tani ma gjej librin ti.
lucifer zhduket pa lënë gjurme
mire qe ishte imagjinate, çmenduri.
hajdute librash do me quanit
edhe pse ç’do vidhja ishte dituri…
