Albert Z. ZHOLI-Djaloshi që fali gjakun


Djaloshi që fali gjakun

-tregim-

Albert Z. ZHOLI
Ajo ditë fundmaji s’më hiqet nga mendja. Ecja me nxitim në bulevardin kryesor, për të mbërritur sa më parë në një lokal pranë Piramidës. Bënte freskët dhe pse muaji i nxehtë i verës ishte vetëm disa metra larg. Megjithatë të rinjtë ishin veshur me mëngë të shkurtra, ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve ishin me xhaketa apo me pulovra. Në lokal më priste një shok që e kisha njohur dikur në Athinë. Ishte njeri i qetë që shihte punën e e vet. miqësor, por dhe korrekt… Kisha vite të tëra pa e parë, thuajse mbi 10 vjet.
Kur më mori në telefon zëri i tij m’u duk shumë i largët dhe i lodhur, një zë sikur se kisha dëgjuar kurrë. Sapo u afrova, ai më njohu që larg dhe u ngrit në këmbë. Kishte ndryshuar shumë. Ishte plakur para kohe. Si duket dallgët e jetës e kishin goditur keq. Sa e përqafova dhe afrova karrigen për t’u ulur, ai psherëtin thelle dhe tundi kokën. Kishte hall të madh, këtë e kuptova menjëherë. Unë e shikova fort në sy. Ai se përballoi dot vështrimin tim dhe me kokë ulur filloi të flasë:
-Më dëgjo me vëmnedje dhe në fund po deshe më jep një mendim- më tha dhe ktheu një gotë ujë me fund. Buzët i kishte të plasaritura.
Po të dëgjoj i thashë:
Para 11 vjetësh, disa kohë pasi u takuam bashkë, vëllai im i vogël, ra në dashuri me një kushërirën tonë. Ishte fundi i vitit 1998. Nëna jonë, babain e gocës e kishte kushëri të parë ( e kishte djalë daje). Të dy ishin të mirë, të paraqitshëm. Kur u muar vesh lidhja, askush s’donte ta besonte. Kishim shumë lidhje gjaku. Fjala mori dhenë dhe në qytetin tonë të vogël, ky problem diskutohej në çdo tavolinë. Të afërmit u bënë thirrje që të largoheshin nga lidhja dhe vëllait i thanë të vinte në Greqi. Ai s’pranoi. Athere vëllai i gocës, një mbrëmje, i del në pritë dhe e qëllon me armë vëllanë tim. Vëllai ngelet i vrarë në vend, ndërsa vëllai i gocës largohet në drejtim të paditur. Edhe sot se gjejmë ku është. U futëm në gjak. Babai kërkonte marrjen e gjakut. Më takon mua të marr hak. Por dua të marr hak vetëm mbi të, pikërisht mbi atë që vrau vëllanë! Po ku ta gjej?! Ai ka ndryshuar gjeneralitet dhe kushedi ku është! Eh, gjakmarrja!!!. Një fenomen i tillë i ka ndodh dhe një mikut tim në veri. Motra e tij dashuroi, një të afërm. Ai deshi të vrasë motrën…dhe motra është larguar për vite të tëra në një shtet perëndimor… Si thua ta kërkoj, apo ta fal? Jam lodh 11 vjet! Më jep një mëndje.-dhe nga sytë i dolën lotë. Eh, nga njëra anë vëllai që më duket sikur thërret merr hak, nga ana tjetër unë njeriu, që s’mund të vras as një zog….Por më shumë prindërit që me shikimin e tyre më thonë: Akoma ti?! Zakoni….!!! E dëgjoja dhe s’pipëtiva. Heshtje. Tani shikonim njëri tjetrin në sy..Ai me lotë, unë në dëshpërim.
Gjakmarrja…Ky fenomen i shëmtuar vazhdon edhe tashmë në vitin 2010, vazhdon ende dhe pse me përmasa më të kufizuara. Sa familje janë ende të ngujuara në gjithë Shqipërinë? Me qindra. Gjakmarrja…Gjak në emër të asgjëje….Marrje jete për një fjalë, për një dashuri…Sa zakon…! S’di se sa më rëndon ky emërtim kur mendoj se jam shqiptar…
-Dëgjo miku im-i thashë. E di që edhe në vitin 2010, tek ne egziston gjakmarrja? Por ti duhet të gjesh forca ta flakësh nga vetja. Mos vra me dorën tënde. Mos merr jetë njeriu. Gjej forca dhe fal. Nuk mund të shkojmë në Evropë me psikologji të tillë. Gjakmarrja duhet të marrë fund….Po vrave do të vrasin. E kështu me radhë. Por ti nuk vret dot kurrë njeri- i thashë. Jeta e njeriut është e shenjtë, e falur nga zoti dhe jo nga ti apo unë. Vrasja është primitivitet, kulturë e dobët, meskinitet, dobësi…Ai u drodh nga këto fjalë dhe u ngrit vrikthi në këmbë…Po, duhet të fal tha. Së fundi e takova para disa ditësh. Rastësisht. Ai më kishte parë dhe kishte ndaluar, Unë as që e kisha vënë re. Kishin kaluar 10 vjet.

-Zoti Albert!- më thotë…

Ndalova! Për disa çaste nuk e sillja ndërmend. Ai më foli sërish. Jam ai miku i gjakmarrjes. U trondita. Nuk besoja se do ta takoja. Kishte ndryshuar. Ishte plakur para kohe. Gjykimi juaj ishte i drejtë më tha. Faleminderit- dhe nga sytë i dolën lotë. Jam martuar më tha. Kam dy fëmijë. Si mund t’i lija fëmijët në gjakmarrje?!

About Post Author