Albert Zholi-Problemet e turizmit shqiptar në Ditën Botërore të Turizmit


albert zholiay ago)

Problemet e turizmit shqiptar në Ditën Botërore të Turizmit

Numri i ulët i njësive akomoduese, çmimet e larta  dhe infrastruktura rrugore janë 3 problemet madhore

Përgatiti: Albert Z. ZHOLI

Dita Botërore e Turizmit (WTD) festohet në mbarë botën çdo 27 shtator , një datë që është zgjedhur për të kujtuar një moment të rëndësishëm në turizmin botëror, përvjetorin e miratimit të Statutit të Turizmit Botëror 27 shtator 1970. Qëllimi i shënimit të kësaj dite është për të nxitur ndërgjegjësimin në mesin e komunitetit ndërkombëtar për rëndësinë e turizmit dhe vlerat e tij sociale, kulturore, politike dhe ekonomike. Ngjarja synon të adresojë sfidat globale të përfshira në Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZHM) të Kombeve të Bashkuara dhe për të nxjerrë në pah kontributin që mund të jap sektori i turizmit në arritjen e këtyre qëllimeve. Për të shënuar ditën botërore të Turizmit është vendosur në seancën e tretë të Kuvendit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit (Torremolinos, Spanjë, shtator 1979), duke filluar nga viti 1980. Kjo datë u zgjodh pasi përkonte me 10 vjetorin e miratimit te Statutit te WTO (27 shtator 1970). Miratimi i  statutit të WTO konsiderohet një moment historik në turizmin global. Gjithashtu caktimi i Ditës Botërore të Turizmit në këtë datë, ishte veçanërisht e përshtatshme pasi është në fund të sezonit në hemisferën veriore dhe në fillim të sezonit në hemisferën jugore, pra është koha kur turizmi është në mendjet e miliona njerëzve në mbarë botën.

Turizmi në Shqipëri në vitin 2022 dhe problemet

Të ardhurat nga turizmi rezultojnë të jenë më të larta edhe se 6-mujori i vitit 2019, që cilësohet edhe si viti më i mirë për sektorin e turizmit ku përgjatë gjithë vitit turistët sollën mbi 2 miliardë euro. Jo vetëm në të ardhurat e gjeneruara, por edhe në numër shifrat e turistëve kanë qenë të larta këtë periudhë. Sipas INSTAT, përgjatë 7-mujorit të këtij viti kanë hyrë në vend mbi 3.9 milionë vizitorë të huaj, 40% më shumë se e njëjta periudhë e vitit që lamë pas. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e shpenzimeve nga turistët këtë periudhë është ndikuar edhe nga eventet sportive dhe kulturore të zhvilluara në vendin tonë, veçanërisht finalja e Conference League që solli tifozë e vizitorë të shumtë në vend duke dhënë ndikim jo të vogël aktivitetet e lidhura me turizmin. Nga ana tjetër, edhe shqiptarët që udhëtojnë jashtë vendit kanë rritur shpenzimet duke bërë që vetëm në pjesën e parë të vitit të shpenzojnë përtej kufijve 794 milionë euro, rreth 395 milionë euro më shumë se krahasuar me një vit më parë. Kjo për shkak edhe të zbutjes së kufizimeve prej pandemisë nga shtetet e huaja duke lehtësuar lëvizjen e njerëzve. Prej janarit e deri në fund të korrikut janë rreth 3 milionë shqiptarë që kanë dalë jashtë vendit sipas INSTAT, mbi 40% krahasuar më vitin e kaluar.

Problem kryesor çmimet e larta

Numri i ulët i njësive akomoduese, çmimet e larta dhe infrastruktura rrugore janë 3 problemet madhore me të cilat përballet sektori i turizmit në vendin tonë.Problem I turizmit ishte se plazhet dhe hotelet, në jug sidomos, ishin pjesërisht të zbrazëta për shkak të cmimeve të ekzagjeruara. Lajmi dhe opinioni në fakt bazohet thjesht mbi perceptim, sepse askush nuk ka folur me statistika të tipit sa % e kapaciteteve akomoduese janë bosh, apo sa më pak se vjet.

Kjo është lista e 10 pikave turistike më tërheqëse në botë:

1 – Disney World – Orlando, SHBA (8.6 miliardë shikime)

https://euronews.al/wp-content/uploads/2022/06/Screenshot_1-12-300x222.jpg

Resorti i Ëalt Diseny i njohur ndryshe edhe si Disney Ëorld, është një kompleks argëtimi masiv në Orlando, Florida. Ai u hap për herë të parë në vitin 1971 nga kompania e famshme e filmave të animuar Ëalt Disney. Që atëherë, ky vend ka tërhequr familje nga e gjithë bota me atraksione të ndryshme, që përqendrohen rreth personazheve më të famshëm të filmave Disney dhe jo vetëm.

2 – Burj Khalifa – Emiratet e Bashkuara (1.9 milardë)

https://euronews.al/wp-content/uploads/2022/06/Screenshot_2-9-300x223.jpg

Burj Khalifa apo Kulla Khalifa është ndërtesa më e lartë në botë e inauguruar në vitin 2019 në Dubai. Disa nga gjërat që mund të bëhen gjatë një vizite në Burj Khalifa janë ngjitja deri në majë për të parë pamjet piktoreske, vizita në restorantin At.mosphere apo edhe një rezervim në SPA-në e hotelit ekskluziv të Armani-t.

3 – Kulla Eifel, Francë (719 milionë)

https://euronews.al/wp-content/uploads/2022/06/Screenshot_10-300x216.jpg

Kulla Eifel është kthyer tashmë në një destinacion emblematik në kryeqytetin e Francës, Parisin. Ajo është emërtuar sipas inxhinierit të saj Gustave Eiffel dhe nofka e përdorur nga parisienët është La dame de fer apo Zonja e Hekurt. Kjo kullë njihet edhe si monumenti më i vizituar në botë dhe që prej vitit 1991 ajo është bërë pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s.

4 – Taj Mahal, Indi (377 milionë)

https://euronews.al/wp-content/uploads/2022/06/Screenshot_8-1-300x197.jpg

Taj Mahal i njohur ndryshe si ‘Pallati i Kurorës’ është një mauzoleun islamik i ndërtuar krejtësisht nga mermeri, gjë që i ka dhënë të gjitha karakteristikat e nevojshme për t’u kthyer në një prej 7 mrekullive të botës. Ajo u porosit në vitin 1632 nga perandori Shah Jahan në nder të gruas së tij Mumtaz Mahal. Taj Mahal është pjesë e një kompleksi të madh, që përfshin një xhami, disa kopshte madhështore dhe një lumë që rrethon të gjithë kompleksin.

5 – Grand Canyon, SHBA (273 milionë)

https://euronews.al/wp-content/uploads/2022/06/Screenshot_9-1-300x199.jpg

Një nga kanionet më të famshme në botë, por edhe një pikë turistike e preferuar nga turistë nga e gjithë bota, Grand Canyon është një monument natyror i gdhendur nga vetë Lumi i Kolorados në Arizona, SHBA.

6 – Las Vegas Strip, SHBA (259 milionë)

https://euronews.al/wp-content/uploads/2022/06/Screenshot_7-1-300x224.jpg

Las Vegas Strip është një pjesë e Bulevardit Jugor të Las Vegas në Nevada, SHBA. Pak mund të thuhet për Las Vegas që ende nuk dihet tashmë. Ai është qyteti ku përqendrohen hotelet, resortet, luksi dhe kazinotë më të famshme në botë. Atraksionet, që ofrohen këtu nuk janë për të gjithë, por ata që tërhiqen nga dritat dhe ndërtesat luksoze janë gjithnjë të mirëpritur këtu.

7 – Ura Golden Gate, SHBA (118 milionë)

https://euronews.al/wp-content/uploads/2022/06/Screenshot_6-1-300x168.jpg

Kjo urë është një ikonë e San Franciskos në SHBA. Ajo bashkon Gjirin e San Franciskos me Oqeanin Paqësor dhe vizitohet nga miliona amerikanë dhe turistë të huaj çdo vit.

8 – Hoover Dam, SHBA (79 milionë)

https://euronews.al/wp-content/uploads/2022/06/Screenshot_5-300x169.jpg

Hoover Dam është një digë dhe strukturë e madhe betoni brenda Kanionit të zi në Lumin e Kolorados, e cila ndodhet në kufirin e Nevadës dhe Arizonës në SHBA. Ajo u ndërtua në vitet 30-të gjatë Depresionit të Madh dhe ndërtimi i saj i ka kushtuar jetën qindra njerëzve.

9 – Parku Kombëtar Yosemite, SHBA (59 milionë)

https://euronews.al/wp-content/uploads/2022/06/Screenshot_4-4-300x201.jpg

Paru Yosemite është një Park Kombëtar në Kaliforni të SHBA-së. Ai është i rrethuar nga Pyjet Sierra. Ky park mori statusin Objekt i Trashëgimisë Kulturore në vitin 1984 dhe dallon për kodrat e granitit, ujëvarat, burimet e pastra, malet, liqenet, akullnajat dhe diversitetin e faunës.

10 – Stonehenge, Mbretëri e Bashkuar (52 milionë)

https://euronews.al/wp-content/uploads/2022/06/Screenshot_3-4-300x196.jpg

Stonehenge është një monument prehistorik dhe tejet misterioz në Ëiltshire, Angli. Ai përbëhet nga një unazë e jashtme gurësh masiv të cilët janë mbi 4 metra të lartë dhe peshojnë rreth 25 ton secili. Këto gurë janë pjesë e monumenteve të periudhës së Neolitit dhe Epokës së Bronzit. Arkeologët mendojnë se Stonehenge u ndërtua dikur mes shekullit 3000 dhe 2000 para erës sonë dhe sot e kësaj dite, pavarësisht disa teorive, nuk dihet ende se si njerëzit e asaj kohë kanë pasur mundësi të ndërtojnë këtë strukturë kaq të rëndë pa asnjë teknologji të avancuar.

About Post Author