Alda Merini-Ato si  unë-Shqipëroi:Lefter Shomo


A L D A M E R I N I

“””””””””””””””””””””””””””

( QUELLE COME ME)

Ato si unë janë të afta për dashuri të mëdha, zemërime të mëdha,grindje dhe falje…

Ato si unë falin ëndërra edhe me koston të mbeten pa to..

Ato si unë falin shpirtin , sepse një shpirt më vetë është një pikë uji në shkretëtirë…

Ato si unë shtrijnë dorën dhe ndihmojnë të ringrihesh, megjithse rrezikojnë të bien…

Ato si unë shohin përpara edhe pse zemra u mbetet një hap më mprapa….

Ato si unë këkojnë një kuptim për të egzistuar dhe kur e gjejnë synojnë tua mësojnë atyre që mbijetojnë…

Ato si unë dashurojnë, dashurojnë përgjithmonë dhe kur pushojnë se dashuruari është sepse copëzat e qënies qëndrojnë të çarmatosura në duart e jetës…

Ato si unë ndjekin një ëndërr…të dashurohen për atë që janë dhe jo për atë që duhej të ishin…

Ato si unë rrëmojnë botën në kërkim të atyre vlerave që tanimë kanë rënë në harresën e shpirtit…

Ato si unë do të donin të ndryshojnë, por që ta bëjnë këtë do të thotë të lindin edhe një herë….

Ato si mua ulërijnë në heshtje sepse zëri i tyre ngatërrohet me lotët….

Ato si unë arrin tu coptosh zemrën sepse e di që do të të lënë të largohesh, pa kërkuar asgjë…

Ato si unë dashurojnë shumë , megjithse e dinë se s’ presin veçse thërrime…

Ato si unë kalojnë pa u vënë re, por janë të vetmet që do të të dashurojnë me të vërtetë…

Ato si mua janë që në vjeshtën e jetës tënde do të kujtojnë me dhëmbje atë që mundën të të japin , por ti nuk e deshe..

Shqipëroi nga origjinali : Lefter Shomo K/ 26 a .m.α