Alda Merini-Dëshirë dashurie-Shqipëroi: Lefter Shomo


A L D A M E R I N I

Dëshirë dashurie( Desiderio d’ amore)

Ajo dëshironte një buzëqeshje

Një muzikë memece

Një breg deti të lagte dashurinë e saj,

këmbët e saj të zhveshur tërë plagë dhe flokët e saj të shpupurisur.

Ajo injoronte faktin se kujtimi është një patkua i mbërthyer në derë,

Nuk dinte asgjë për përsosmërinë e së kaluarës,

për masakrimin e netëve të vetmuara

Nuk dinte se më e madhja

dëshirë është një asgjë

që shpik gjëra të çuditshme

dhe fluturon si një ide

drejt enciklopedisë së Parajsës.

Ëndërron një altar të plumbtë dhe fshikullon marioneta që nuk sjellin kurrë gëzim.