ALDA MERINI-JO MOS U KTHE


A L D A M E R I N I
JO MOS U KTHE
( NO, NON TORNARE)

Jo,mos u kthe,
Do të jetë një befasim i ashpër
Do të më shkëputje prej
ëndërrave të ëmbla,
ose do të kuptoje çfarë disfatë
është trupi im
dhe kryqi im i gjallë.
Jo mos u rikthe të më shohësh,
jam në paqe me sferat absolute
të dashurisë
Dhe shtrihem e zhveshur si një trëndafil i shpërbërë
në kohë të kthjellët.

Shqipëroi nga italishtja: Lefter ShomoK/47 a .m.α

About Post Author