Alda Merini-Poezia:Shqipëroi nga italishtja:Lefter Shomo


 

A L D A M E R I N I

POEZIA

( POESIA)

Poezia është një jehonë që gjurmοn

në hije të vallzojë.

Dhe s’ është poezi nëse nuk ekziston një shpirt që çel një lule,

që bën të rrëqethet një cep i gjithësisë , i cili ka humbur drejtëpeshimin e tij.

Poezia nis aty ku mbaron njeriu.

Një poet është një njeri që vendos një shkallë mbi një yll dhe hipën sipër tij duke luajtur një violinë.

Poeti rrëmon fjalën që përmban gjithë shkronjat e alfabetit plus një.

Poezia duhet të jetë përqafim,një novacion, një zbulim, një frymë, një shtesë rrëqethjeje.

Poezia është një dorëshkrim i lënë në zgavrën e një peme.

Të lexosh një poezi është të dëgjosh një zë intim megjithse

duket ta ketë prejardhjen nga ana tjetër e kohës dhe hapësirës.

Shqipëroi nga italishtja- Lefter Shomo K/442 a.m.α.