Alda Merini-Zemër cigane-Shqipëroi nga italishtja: Lefter Shomo


A L D A M E R I N I

ZEMER CIGANE( CUORE ZINGARO)

Shkurt,

dashuritë e mia ishin peisazhe shumë të qeta ku nuk pushοnin asnjë ditë.

Por, nga kjo ëndërr paqësore lindnin vjershat ,që si thoshte Manganelli” jam një legjendë trushkulur”

Kam bërë një jetë të butë e të qetë shtrirë gjëregjatë mbi një shtrat ku nuk e di se sa dashnorë më ofronin jastëqet e tyre.

Por flija e bekuar përtokë ose në banjerë sepse s’përfillja rehatinë e tyre.

Më neveriteshin njerëzit që flinin nën mbulesa

Më bënin të mendoja kryepriftlrinjtë ose peshkopët, të gjithë të matufjepsur brenda çarçafash të bardhë..

Në të vërtetë unë isha një krijesë e lirë, unë që jetoja mes lakrave kaçurrele e mes hithrave.

Shqipëroi nga italishtja: LEFTER Shomo K/ 458 a.m α.