LEFTER SHOMO
A L D A M E R I N I
I DASHURl IM, UNË DHE TI JEMI VETËM
( CARO MIO,IO E TE SIAMO SOLI)
I dashur, unë e ti jemi vetëm..
Profilet tona shquhen në erë prej vitesh të panumërt tashmë..
Kapemi prej dore sikur të shkonim drejt gjykimit të Zotit , i cili vonon të mbrijë..
Për vite me radhë, jemi parë drejt në sy duke konfonduar pritshmërinë tonë..
Unë kam mbledhur çdo zvarritje të shpirtit tënd..
U bëra një mantel i fortë, sepse unë e ti jemi vetëm.
Asnjë të na dojë fort dhe thellë..
Asnjë të na mbrojë nga era, nga shirat, nga dielli..
Sepse ne duke heshtur kemi bërë një bisedë të gjatë me të Përjetshmin, me Zotin..
Sepse, fatkeqësisht, i dashuri im, unë e ti jemi vetëm dhe engjëjt ndodhen larg.
Shqipëroi: Lefter Shomo K 430 tr.a.m.αά
