Alda Merini:Më flasin shpesh për dashurinë-Shqipërοi Lefter Shomo


ALDA MERINI

MË FLASIN SHPESH PËR DASHURINË( MI PARLANO SPESSO DELL’ AMORE)

Shpesh më flasin për dashurinë dhe unë kur e ndjej ta ofroj me aq lehtësi një problem aq të rëndësishëm, mbulohem në djersë.

Dashuria është diçka që mund të përmbysë historinë, mund të dënojë një shpirt ose ta lartojë në parajsë;

është çështje fati.

Dashuria është një piramidë me flatra me rrënjë shumë të thella në tokë.

Dashuria dhe vdekja janë e njëjta gjë.

Njeriu i rënë në dashuri nuk e njeh fatin e tij: di se është goditur për vdekje nga një ngjarje historike, di se mund të vdesë prej saj, sepse dashuria është një ndodhi e mrekullueshme.

Shqipërοi nga origjinali LEFTER ShomoK/ 419 a.m.α.