Alda Merini:Sa të kam dashur:Shqipëroi nga italishtja: Lefter Shomo


ALDA MERINI

Sa të kam dashur
kurrë s’ do ta mësosh..
Shumë më tepër se bleta që shpon
lulen e saj;
shumë më tepër se shiu
që lag pishëzën.
Të kam dashur ndoshta,
në se më lejohet ta them,
më tepër se Perëndia dashuron
njeriun.
E për të dashuruar më mirë
do të doja të isha
më e bukur se heshtja,
ose si një sferë yjesh.
Por karskteristikat e mia
janë të mjerueshme.
Dhe dridhesha,
dridhesha nga pasioni
pa mundur të ta them.

Shqipëroi nga italishtja: Lefter Shomo

About Post Author