Alda Merini
Nga”Zemër cigane” (Cuore zingaro)
Mendim,nuk po gjej fjalët,por çfarë qënkërke në thelb?
Diçka që herë loton dhe herë jep dritë.
Mendim, ku i ke rrënjët e tua? Në shpirtin tim të marrë apo në barkun tim të shkatërruar.
Je aq i pangopur sa përlan çfarëdo distance.
Më thuaj t’i kundërvihem vetes , si bëri Orfeu duke parë Euridikën e tij, aq sa të mund të të humbas në shpellën e çmendjes .
Shqipëroi nga origjinali: Lefter Shomo
