ALEKOS KAJANTAS-R R U G A Ç I


ALEKOS KAJANTAS

R R U G A Ç I ( Ο ΑΛΗΤΗΣ)

Rrugës qëndron krejt i vetmuar në një cep

Thua i fsheh muzgut turpin,ndrojtjen e tij të madhe

Çfarë faji ai ka në se ka lindur i vobektë

Ç’ faj paska nëse e jetës qënka një gërmadhë.

Rrugaçi, pa dashuri, pa nënë pa shtëpi dimër- verë

Rrugaçi mes manisë së murlanit, trumcak i mjerë

Rrugaçi

Por dhe ai do të mundet të ketë fat

Të gjejë strehim, të gjejë një ëndërr edhe prehër

Të gjejë dy duar që do t’ i ofrojnë krahë

Të gjejë dy buzë që t’i japin shpresë e zemër.

Shqipëroi nga origjinali: Lefter ShomoK/ 01 a.k.α

About Post Author