Alessandro Moschini-Kordat e erosit-Shqipëroi:Lefter Shomo


LE CORDE Dl EROS (KORDAT E EROSIT)

Një katarakt notash bindëse

është trupi yt.

Më pushton kokën,

Më rrëmben ndjesitë

Më çarmatos dhe më ndez dëshirat…

Sytë e tu më hipnotizojnë duart,

Më udhëheqin në kordat

Ku si në magji nisin të luajnë

Melodinë e një bukurie

Që anulon dëshirën e qenies time..

Pastaj , një shpërthim, një klithmë.

Buzët tona të lagështa

Bashkohen me erën e bymyer

të lëkurës tonë

Lekurat këmbehen me mani

Derisa duart e tua shtrëngojnë

çarçafët

Për notën e fundit të mrekullueshme- finalen.

Shqipëroi:Lefter ShomoK/ 544a .m.α.