Ali Asllani me poezin e tij të ngjit në vëndlindje:Gezim Llojdia


Ali Asllani me poezin e tij të ngjit në vëndlindje(fshati Vajzë)

Gezim Llojdia

1.

gjysmën e rrugës për në Amantia.Një fshatë i bardhë me banesa të rikonstruktuara.

Gjithë murret lyer me gëlqere, tjegulla të kuqe, apo soleta betoni,mbuluar. Një qëndër e denjë me bustin e poetit atje sipër në kodrinë rri busti i heroit P.Rexhepi.

-Si quhesh ti fshat shqiptar, që ke ndryshuar krejt fytyrën në 30 e ca vjet?

– Vajzë,jam quajtur dhe vajzë jam…

Amantia është mëma jonë…

…Me ngrehina, një pjesë të reja .

Tërë kohës me punësit e stinës. Me punë të mëdha. Nikoqiret kanë zbukuruar oborret. Është stina e mollosjes së pemishteve. Kanë larguar baltërat anës avllive.Kështu gjithë katundi ndrinë.Në shpirt fryjnë erëra e ngrohta të jugut.

Pas kësaj pamje magjepëse.Ngjitemi te shpella. Edhe shpellë edhe bulmetore.Brendia e saj është mahnitëse.

Keni jetuar në ndonjë strehim shpellor,

përveçëse stargjyshët në këto anë ku shpellat i përkasin kohëve të neolitit. Një pjesë është shkëmb pjesë e saj është bërë murri dhe oxhaku. Një brux, i zi i ftohtë i heshtur,qëndron gjithashtu varur.

Të kujton një kohë baritore.Sot duket e largët në numrin e vogël të bagëtive,në motivet e saj në ritualet e gjithçka.

Bariu,shokë bariu… nuk e gjen atë aq kollaj sa dikur.

2.

Kthej në kujtesë Ali Asllanin.Ai shkroi poezi për fshatin Vajzë:

”Në krye të fshatit ka një deli krua/

ujë i tija akull derdhet në përrua/

dhe në krahun tjetër varet nga një mal/

një përrua i rreptë me uturimë e valë/

Mu në mes të tyre bregu Allatoj/

dhe shtëpitë e fshatit si fole fajkoj/

fshati i babagjyshit fshati më i mirë/

nga ata që thuhen Labëri e lirë?/

Aty ndën shkallë blegërin shelegu/

aty përmbi shkallë po gjëmon dybeku/

rreth e rrotull lëmit djemtë heqin valle/

nën rrap,në hije pleqtë qajnë halle/

Lahure qëndisur bedene-bedene/

seç i paska hije asaj protoene/

asaj protoene me një furk në sqetull/

që e ther e që e gris me sy e me vetull/

andej disa koce shkojnë në krua/

këtej bagëtia varet në përrua/

me kërrabë në dorë një djalosh/

përmbi sy kësulën,

vërshëllim përposh…..

Ah ,poeti i madh lirik i shkruante shumë kohë më parë këto lirika.Mirëpo kohët që jetojmë kanë zhdukur shumë nga këto motive.

Ku janë lëmenjtë e duat e grurit?Nën shkallë blegërin qëngji kërthi.Ehe dybeku gjëmon. Rrallë e tek.Djemtë hedhin valle, por lëmenj ska më .Pleqtë ngrysin ditë-netët. Protojenia kur thotë poeti. Me furkë nën sjetull.

Eh shkuan e vanë.Ishin kohëra të magjishme.

Digjej në eter, shpirti i erës.Sa për kocet që shkonin te burimi.Ska më bucjela.Ujërat shkojnë në tërë katundin.Në qëndër burimi është për të shuar etjen.Pleqtë mollosin historira.Sa për vashat.

Zbrisja nga Amantia.Vashat në perëndim dielli.Dhe gjethi kishte zënë.

Ishin 4-5 po aq djem zbrisnin.Te mekami .Poshtë katundit.Vashat para tyre.Dhe shkuan prapa mekamit.I fshiheshin syve të botës.

I bekoftë Perëndia!

3.

Poeti : Ali quhej dhe mbiemri fillonte me gërmen :A =Asllani.

Një miku im mësues.Thotë:Poeti të mrekullon në atë radhitje fjalësh,figurash e strofash që vazhdon magjepsjen me rinin e përhershme të vargut,me finesën estetike e sensualitetin e thellë.Intuita e tij poetike i kapërcen kufijtë e një përpunimi të zakonshëm të ligjërimit artistik,ku shfaqet shfaqet një harmonizim i rrallë për tingëllimin kuptimor,i ngritur mbi themelet e atij leksikor e fonetik. Ai hyri në thellësinë e labirinteve të gjuhës,duke nxjerr në dritë muzikalitetin e ëmbëlsinë e vargut.Me një dorë prej qilimtari endi në tezgjahun e Labërisë duke thurur e bashkuar harmoninë e tingujve,ekspresivitetin e fjalës e vargut,të strofave,e të krejt poezive të veta.Ali Asllani lindi dhe jetoi me poezinë,atë poezi plotë dritë e hije,plot kontraste e antiteza .Kontrastet dhe krahasimet zbulojnë kulmet ideore,që lexuesi të shikojë përmes dritares së mendjes atë forcë që:sikur një gur stërrall/

në gji zjarrin e ka ngjall/

qoftë në lum e qoft në det/

zjarr i tija nuk humbet!

…Ky është vargu i tij,me rrezatim drithëronjës që ,sa të bën për vete,aq edhe të degdis tutje,atje ku përqafohet me jetën,puthet me pëllumbeshën,shullëhet me guguftunë…nusëron me stil të vjetër,po të ndjek me zjarr të ri”,duke u stacionuar në gjirin e poezisë popullore të ngritur mbi themelet e vendlindjes .Këtu morri nektarin e poezisë,përthithi e beri të vetin mençurin e vargëzimit,ndjeshmërinë e mendimit poetik,psikologjinë,si dhe reflekset e botës shpirtërore,të shfaqura në një sintezë të thellë të urtësisë dhe filozofisë popullore,e kështu duke krijuar atë që Ali Asllani e quan :Poezi e një poeti,jo,jo këng ‘eterniteti…..

4.

-Po ku ka lindur poeti lirik?

Atje sipër në Vajzë.

Poeti përmend edhe shpellën

Poeti në përshkrimin e tij ka patur fjalën për :”Shpellën e bletës:”

-Në katundin Vajzë të Vlorës,

më tej bregut Allatoj/

kur nise për në Plocë,

më të djathtë,rrëzë përrojt,

ka pas qen një shpellë e madhe/

dhe mbi sup të saj Beuni,rreth me pyje plot sorkadhe/

shpella quhej shpellë e bletës,

me një maj si thikë e prehur,

ledhe- ledhe,

hoje-hoje mjalti kish në gjinë e saj fshehur…..

5.

Shumë motive nga zona i bëri këngë,i lemoi i bëri poezi.

Një motiv dashurie ku ai përdor krejt fjalorin vendas:

-Un’ jam un’, saksi e vjetër!

Lule gjirit që stolisa

shkoi stolisi një gji tjetër.

Un’ e nisa e stolisa me ç’i jep e s’i jep sisa.

dhe me këngë ylyveri buz’ e gushë ja qëndisa

Nëpër vapëz i dhash’ hije,

nëpër hije er’ e shije

i dhash’ shije poezie,

gjith’ fuqit’ e një magjie

gjith ato,

që fllad i ëmbël nëpër lule mbar e bije

ari i diellit me tallaze,

ari i hënës fije-fije

dashuria me dollira dhe me thelp lajthije pije…

Po u bë ajo që s’bënej, si, pra, zemra do duroj’,

syri lotin ta qëndis,

loti syrin ta harroj?

Si, pra, zëmra do durojë un’saksia tash të vuaj

edhe këngë e gjirit tim të këndoj’ në gji të huaj?

Un’ e nisa i stolisa me ç’i jep e s’i jep sisa,

dhe me këngë ylyveri buz’ e gushë ja qëndisa

buz’ e gushë ja qëndisa,

e ormisa mu në zëmër

plasi hëna ziliqare që shikonte me sy vëngër!

Më së fundi i dhash’ lotin, kryepajën time pajë

i dhash’ lotët që pikonin ku i shkelte këmbë e saj’

i dhash’ vjershën time valë, dy herë valë tri her’ zjarr

që buçet në maj të penës edhe bënet këng e marr’

këng’ e marr’ e mallit tim,

që tani e paskëtaj

do t’i shtrydh të dy sytë nëpër gjurmëtë e asaj!

….

About Post Author