Ali Asllani-Tyran Prizren Spahiu


Jetë e vrullshme rrjedhë në damarë të tij,

Poste të ndryshme e pasuruan dashurinë,

Gjendur prore në detyra të rënda,

kohëra tejet historike frymoi.

Me Ismail Qemalin bashkëbiseduan,

Kuvendi i Dibrës, mirëpriti Bashkimin e Janinës,

Filluan vjershat të pasurojnë thesarin,

Poezitë e mrekullueshme gjetën qetësinë.

Lindi Hanko Halla dhe Zonjat e mëhallës…

Tejet i lodhur, kjajnë bashkë me mëmëdheun,

Zëri burrëror kërkon, ‘Zgjo Shqipërinë,’

O i Madhi Perëndi, shndrit në pavarësi,

Begato djepin e Europës me drejtësinë.

Duhet ndalur dhunuesit që mbretërojnë,

Burrat që hanë e pinë, arka, xhepa mbushin,

Dje, sot, shpresojmë, nesër mos të ndodh,

Koha e maskarenjve të rrëmbej kombin.

Në shkëmbin e gdhendur të jetës,

Trokiti në derë Lidhja e Shkrimtarëve,

Ngjashëm si Korça me serenatën e mesnatës,

Rrugëtojnë poetët dhe artistët në dirigjim të Alisë.

Tyran Prizren Spahiu

Vargje poetike

IKONË