Alibia e së dielës…Vladimir Bizhga


Vajzat e bukura,

Dhe këmishët

e se dielës,

Pantallonat

e hekurosura,

Nga dysheku

i konviktit,

Dritaret e botes

Dhe seksi i kërkuar,

Si frut i ndaluar,

në ditët me shi,

kur pianoja

zvarriste akordet,

unë arratisesha,

nga kati i dyte

neper qyngjet

e ujit,

te liceut artistik.

Makinat shkruanin

pentagramet

e Kukuzelit

ne pellgje .

Dritarja e diellit

Ne kuinta enigmash

Me lajme

te pa thara,

ballkonesh varur,

ne oborret

e shtëpive

te pinokjove,

ku qepet varen

dhe thahet

trahanaja,

ku nata

bene seks,

me orar,

si ushtaret ,

qe marrin

shërbimin

dhe gavetat

ëndërroi ne delir,

si pompa e ujit,

si mijëra tela,

dhe rreze,

qe trupin tim

përshkroi,

nga New yorku,

e gjer ne Rusi,

dhe grevat

dhe te djegurit,

flakadan..

e deri tek,

lufta ne /Siri/ Ukrainë….

me thjeshtësi

të barabartë,

fantazmat

e vdekjes,

40 60

Imazhi i yllit

Dhe lëvizjet

e gjarprit

ne vargjet

e mia,

ne buzët

epshore,

Saharat

e seksit,

ne tallavat

e me the,

te thash,

ne tavolina

shefash,

ku pubiset

janë kodet,

e kohëve moderne

dhe tangat

sfidojnë,

çdo qeveri,

te dhashë,

me dhe

te dhamë,

me jep.

Trupi juaj ,

Rrezaton dashuri ,

Pasion

dhe seks

Me një tender

ta prek ,

me takon,

Numrin

e portofolit

e keni përbri,

data,

sigurisht

e sakte është .

Ndërsa ai

atje,

digjet

flakeron

si Promethe.

c, rëndësi ka,

kur kodet,

ata si dinë

dhe kërkojnë

para qesim.

Dhe flasin,

Ambasadoret

si makina mishi,

ashtu

dhe kështu,

rrugët

nga shkoi,

kësulëkuqja

si tregoine,

thone

qe ajo

me tanga

seks,

me ujkun

beri,

për një tender,

dhe thonë

se s, ka demokraci……

Me një tender

ta prek

me takon,

Numrin

e portofolit

e keni përbri

data

sigurisht

e sakte është …

rrugët

nga shkoi,

kësulëkuqja

si tregoine,

thonë,

qe ajo,

me tanga

seks,

me ujkun

beri….

LAD BIZHGA @ shtator